Thursday, April 25, 2024

Korça e dashuruar me volejbollistët shkodranë. Pas Adma Mikopules, Skënderbeu rrëmbeu edhe treshen e meshkujve, Drinazi-Lloshi-Preka

Lexo

Korça dhe Shkodra, si dy nga qytetet e traditës, kulturës dhe historisë, kanë pasur vazhdimisht raporte shumë të mira mes tyre. Krahas të tjerave, një gjë të tillë e ka shfaqur edhe në fushën sportit, sidomos në atë të futbollit, me shumë shkodranë që kanë preferuar të luajnë për ngjyrat e Skënderbeut në vite.

Por, kohët e fundit, një dashuri e tillë po shfaqet edhe në sportin e volejbollit. Pas talentes 15 vjeçare Adma Mikopula, e cila duke mos pasur hapësira në ekipin e parë të Vllaznisë, ishte skuadra kampione në fuqi e Skënderbeut që e bëri pronë të saj duke e federuar si pasuese të dytë.

Ndërkohë, eksodi shkodran i volejbollit vijoi më pas edhe tek meshkujt. Tre nga pjesëtarët që kontribuan me shumë sukses në radhët e Vllaznisë në vite, Tuad Drizani, Gledis Lloshi(Dibra) dhe Klaudio Preka, i thanë po ofertës korçare.

Ndonëse bisedat kanë qënë të pranishme më heret, kalimi i tyre tek Skënderbeu u bë vetëm një ditë përpara startit të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për meshkuj.

Ndërkohë, që të tre, Drizani, Lloshi(Dibra) dhe Preka, ishin pasditen e sotme titullarë në formacionin e Skënderbeut, pikërisht në një sfidë shumë të rëndësishme të javës së parë të kampionatit, kur në Korçë ishte mysafire Tirana kampione.

Barazim 2 me 2 sete në një ndeshje shumë rivalizuese, dhe për të përcaktuar ekipin fitues luhet seti i pestë, në të cilin Tirana kampione arrin të fitojë me shumë vështirësi me rezultatin e ngushtë 17-19. Në një ndeshje ku treshja shkodrane Drizani, Lloshi(Dibra) dhe Preka, spikati për lojën mjaft cilësore duke marrë vazhdimisht duatrokitjet e tifozërisë korçare.

Dëshira e tyre ka qënë për të vijuar kontributin në radhët e Vllaznisë, aty ku u lindën dhe u rriten si volejbollistë, por meqë hapësirat në klubin mëmë nuk ishin të tilla, kontributi i tyre do të jetë tashmë për skuadrën korçare.

Një gjë të tillë e përcjellë në statusin e tij të publikuar në rrjetet sociale, njëri prej tyre, Tuad Drinazi…

…Meqë për Vllazninë nuk vlejmë, kemi plot dyer të hapura ku vlejmë…
Forca Skënderbeu…., shkruan Tuad Drinazi pak pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana të luajtur sot pasdite në Korçë.

E meqë jemi tek Skënderbeu i volejbollit, po sot në Korçë u zhvillua dueli tjetër mes pretendenteve për titull, Skënderbeut dhe Tiranës, ku skuadra korçare, pjesë e së cilës është edhe volejbollistja shkodrane, Adma Mikopula, fitoi me rezultatin e pastër 3 me 0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img