Friday, April 26, 2024

(Pas ndeshjes) Josa i kënaqur me lojën e të tijve. Vllaznia e dominoi takimin, pozitiv evitimi i gabimeve në fund të ndeshjes

Lexo

Për teknikun e kuqebluve, Mirel Josa, skuadra e tij bëri mirë në ndeshjen e sotme ndaj Teutës. Sipas tij, Vllaznia e domonoi takimin dhe rastet për shënuar nuk munguan. Pozitive për të ishte edhe lëzizshmëria e skuadrës në të gjithë hapësirën e fushës duke pasur më tepër në qarkullim topin, ndërkohë që vlerëson edhe evitimin e gabimeve në fund të ndeshjes, sepse në kësisoj takimesh edhe mund të humbet ndeshja në fund. Opinionet e tij, tekniku i kuqebluve, Mirel Josa i dha në prononcimin e dhënë për Over Sport, pas ndeshjes.

“Nuk është se donim patjetër fitoren, ne përdorëm Hoxhajn në fillim, nuk ishte problemi se një sulmues e fut në lojë vetëm për të shënuar por të jetë edhe si pikë referimi. Ne kishim raste që zbritëm, në krahun e djathtë mund të bënim një mbështetje të mirë lojtarëve të krahut që të dilnin si pikë referimi. Ne shtuam forcat sulmuese, por nga momenti që kemi freski, luan vetëm 25 minuta, duhet të japësh maksimumin për të qenë ti pika në të cilën do të referohet skuadra.”, tha Josa fillimisht.

Duke vijuar të analizojë ndeshjen në fjalë, Josa tha: ”Nuk mund të them se çfarë mungoi, nuk është se ishim të kujdesshëm në mbrojtje, por shumë rigoroz. Se edhe Teuta luajti me dy sulmues dhe Vilën i cili luante pas krahëve të tyre. Teuta u mundua më shumë me top të gjatë në të cilin ne ishim thuajse në të gjitha dyluftimet fitimtarë. Jam i kënaqur sa i përket skuadrës dhe si e kërkonte. Sa i përket pjesës sulmuese, duhej të bënim pikë referimi lojtarëve që dolën para. Pavarësisht se gjuajtëm me Markun e Jonuzin, duhej të ishim më të saktë. Megjithatë, kjo është një ndeshje që doli në barazim, në ndeshje të tilla në fund edhe gabon e humb lojën. Kampionati është i gjatë, më intereson më shumë lufta që bëri skuadra sot. Patëm një plus se fituam dyluftimet dhe u nisëm shpejt përpara me Malën dhe Markun, Marku nuk veproi shumë se kështu është natyra e lojës së tij.”

I pyetur, nëse Vllaznia la dy pikë, apo mori një pikë në këtë ndeshje, Josa u përgjigj: Nuk mund të them se la dy pikë njëra skuadër, unë nuk e shoh futbollin në këtë formë. Ne ishim më kërkues, më ndërtues, por edhe mënyra si na sulmoi Teuta kishte një logjikë brenda, se kishte dy sulmues që dilnin në lojë 2 kundër 2 dhe në atë mënyrë u mundua të na godiste, edhe një rast që kishte Teuta me Hebajn me kokë, e formuam vetë.”

Sa i përket mungesës së Boshnjakut, Josa tha se e kanë zëvendësuar kokë më kokë me Aliviodën, i cili është në gjendje të mirë, duke kërkuars që të mos e marrim mësysh. “Në qarkullim sot ishim shumë më tepër superior se Teuta, nuk është problem qarkullimi, problemi është të mos e vonojmë këtë qarkullim, pro të vertikalizojmë sa më shpejt në zonë kundërshtare. Kur futet një sulmues i freskët, unë pres 100% që të kryejë detyrat që të vertikalizojnë nëpërmjet tij.”, thë Josa.

Në mbyllje, në skenë ka dalë edhe pozicioni i trajnerit të kombëtares, ku analisti Andi Lila e ka pyetur që nëse do të kishte një ftesë nga kombëtarja, si do ta priste, tekniku kuqeblu, tha: “Kush është ai që do të refuzojë ekipin kombëtar!  Por nuk e kam menduar kurrë sepse që nga ikja e Demollarit nga ai post dihet kush vendos për trajnerin e kombëtares. T’i lëmë këto punë, te mos themi po sikur se në fund të fundit përfaqësojmë vendin, shtetin. Nuk më ka shkuar në mendje kurrë ky problem. Me këto probleme merren persona të tjerë, ka person që organizon ekipin kombëtar me trajner e zëvendëstrajner, e keni vetë parasysh. I uroj fat qoftë Rejës, qoftë një personi tjetër që do të vijë aty”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img