Monday, November 25, 2024

Disiplina-Partizani, gjoba e parë në stadiumin e ri. Ndëshkohet edhe një futbollist i moshave te Vllaznia

Lexo

Partizani e ka inauguruar stadiumin e tij të tij me gjobë. Në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e ri të klubit të kuq, sjellja e gabuar e tifozëve ka bërë që Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, pranë FSHF-së ta ndëshkojë klubin e kuq me 50 mijë lekë gjobë.

Në vendimet e shpallura me këtë rast e ka pësuar edhe një futbollist i moshave tyë Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për Adis Krymbin, futbollist i Vllaznia U-14, i cili për sjellje josportive ndaj kundërshtarit është dënuar me 5  ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Njihuni me vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 1.10.2022

  1. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  1. Zyrtari i FK Tomori, Kejsi Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  1. Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i Akademia e Futbollit U14, Valentin Rusi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i KF Vllaznia U14, Adis Krymbi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i SHS Pepa U14, Enis Zoto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Lojtari i KF Laci U-14, Klaudio Stafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i FK Dinamo U14, Andra Thanasi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shënkollit, Sebastjan Deda, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  1. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  1. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img