Thursday, March 28, 2024

Abissnet Superiore-Java e Gjashtë. Sot edhe dy sfida të tjera: Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti

Lexo

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore ka nisur dje me dy sfidat e para, Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vllaznia. E para më nje fitore bindëse mallakastriotëve ndaj Erzenit me rezultatin 4-1, dhe e dyta e mbyllur në barazim pa gola, 0-0.

Ndërkohë, po në kuadrin e ksaj jave, sot luhen edhe dy ndeshje të tjera, Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti. Sfida këto që janë programuar të fillojnë që të dyja në orën 15:00.

Që të dyja janë ndeshje të rëndësishme, por natyrisht qjo që do të luhet në stadiumin e Laçit, mes Laçit vendas dhe Kukësit mysafir pritet vtë jetë shumë e dyluftuar. Kjo pasi, për vetë ecurinë shumë negative të javëve të mëparshme, të dyja skuadrat nuk kanë alternativë tjetër përpos fitores.

Me interes pritet edhe ballaafqimi në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, ku skuadra vendase Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërkohë për krutatët e drejtuar nga Emiliano Çela, kërkohet kthesa me një fitore të mundshme që u mungon prej dy javësh.

Sipas kalendarit të hartuar nga FSHF, sfida e fundit që mbyll javën e gjashtë, ajo e ditës së diele me derbin e shumë pritur, Partizani-Tirana, takim që do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00.

JAVA 6
E premte
Bylis-Erzeni 4-1
Teuta-Vllaznia 0-0

E shtunë
Egnatia-Kastrioti ora 15:00
Laçi-Kukësi ora 15:00

E diel
Partizani-Tirana ora 19:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img