Kastrioti-Teuta 2-1(Shënues: 29′ Karakaçi, 45’+1′ Morbek / 13′ Karabeci)
KASTRIOTI – Sali; Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami; Karakaçi, Hasani, Mehmeti; Zogaj, Morbek, Greca. Trajner: Emiljano Çela.
TEUTA – Qirko; Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi; E. Vila, Beqja, Karabeci, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Olsion Yzeiraj (Patos), Feliks Kolleshi (Tiranë), Ergys Spahiu (Tiranë). I katërt: Indrit Myrtja (Shkodër)
VAR Juxhin Xhaja (Tiranë)-AVAR – Egin Doda (Tiranë)
Kastrioti dhe Teuta luajtën pasditen e sotme në stadiumin e Kamzës derbin e prefekturës së Durrësit. Ndeshja për llogari të javës së shtatë të Abissnet Superiore nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën durrsake, e cila kaloi në avantazh që në 13-tën minutë me një gjuajtje potente të Erando Karabecit. Goli i tij i parë pas një periudhë dy vjeçare që nuk shënon, i cili u mendua se do të ishte një shans për Teutën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.
Por, nuk ndodhi kështu, sepse djemtë krutanë të drejtuar nga Emiliano Çela, mes të cilëve edhe katër shkodranë, si Karakaçi, Hasani dhe Zogaj titullarë dhe Marina zëvendësues, përmbysën gjithçka shumë shpejt. Me dy dy gola të shënuar nga kapiteni Karakaçi dhe Morbek përkatësisht në minutat 29-të dhe 45+1, ato e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1. Avantazh që e ruajtën edhe gjatë të gjithë minutave të pjesës së dytë duke e mbyllur gjithë takimin me fitore 2-1.
Një fitore qetësie kjo për Kastriotin që ngjitet në vendin e shtatë me 9-të pikë, ndërkohë që Teuta të mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 4 pikë duke u përfshirë kështu në një krizë totale.