Tuesday, April 30, 2024

Përmbysje dramatike në Rrogozhinë, Teuta mund Egnatian 1-2

Lexo

Egnatia-Teuta 1-2(Shënues:Delarzh 64’/Kotobell 79’, Jazgji 97)

Eganatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, Camaj. Trajner: Edlir Tetova.

Teuta: Qirko; Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Gruda, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Kridens Meta (Tiranë), Rejdi Avdo (Tiranë),  Nertil Bregasi (Tiranë). I katërt:  Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR Kreshnik Cjapi (Fier)- AVAROrlando Kuka (Tiranë)

Stadiumi “Arena Egnatia” ka pritur pasditen e sotme ndeshjen e parë të javës së tetë të kategorisë Abissnet Superiore, atë mes Egnatias vendase dhe Teutës mysafire. Një ndeshje, e cila sidomos pjesa e dytë prodhoi shumë emocione për vete ecurinë që ajo kishte në vetvete.

Rrozhinasit e drejtuar nga Edlir Teuta kalojnë të parët në avantazh me golin e shënuar në minutën e 6-tërt nga Delarzh dhe për shumë minuta të tjera ishin zotër të fushës duke të krijuar idenë se po shkonin drejt një fitoreje tre pikëshe.

Por, një gol i veçantë i shënuar në të 79-tën minutë nga Kotobelli duke goditur një top të kthyer nga mbrojtja vendase fluturimthi nga distance që shkon direkt në trekëndëshin e portjerit Sherri, rihap takimin.

Dhjetë minutat e mbetura, duke i shtuar edhe 5 minutëshin shtesë janë shumë të dyluftuara për të dyja skuadrat. Egnatia është më ngulmuese duke synuar kërkuar me insistim golin e fitores, por edhe Teuta nga ana tjetër kërkon të shfrytëzojë në maksimum këto minuta të fundit për të marrë më tepër sesa barazimi. Dhe, pikërisht atëherë, kur arbitri kryesor Kridenc Meta po përgatitej të vërshëllente për mbylljen e të gjithë takimit vjen ndëshkimi për vendasit. Një top i krosuar nga këndi për durrsakët shfrytëzohet nga Jazxhi që duke u ngritur mbi mbrojtësit vendas godet mjeshtrisht me kokë duke e dërguar topin direkt në rrjetën rrogozhinase.

Befasohet tifozëria vendase, ndërkohë që në kampin mik të Teutës ka shpërthyer festa. Dhe, kanë të drejtë, sepse, jo vetëm që i kanë shpëtuar një humbje që do ta zhyste edhe më keq ekipin në fund të renditjes, vjen kjo fitore, e para në këtë kampionat duke bërë që me shtatë pikët e grumbulluara të shkëputet përkohësisht nga vendi i fundit i renditjes. Ndërkohë, humbja në shtëpi për Egnatian bën që të mos hedhë hapa përpara në renditje duke mbetur në kuotën e nëntë pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img