Tuesday, April 30, 2024

Prag Vllaznia-Real Madrid(“UEFA Women’s Champions League”). 20 tetor 2022, ora 18.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, nis shitja e biletave

Lexo

Krahas përgatitjeve për ballafaqimin në fushën e lojës, për supersfidën e së enjtes së ardhshme ndaj Real Madrid, KFF Vllaznia po i kushton rëndësi të veçantë edhe anës organizative. Një element shumë i rëndësishëm është edhe ai i biletave, ku për hirë të së vertetës kërkesat për të ndjekur live këtë ndeshje nga tifozët është e madhe.

Për këtë arsye, drejtuesit e KFF Vllaznia, bëjnë me dije se që prej ditës së sotme do të nis shitja e tyre. Më poshtë mund të gjeni informacionet e duhura për çmimin e tyre sipas tribunave përkatëse, si dhe vendet se ku mund t’i gjeni.

NJOFTIM

KFF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, (e shtunë) datë 15Tetor 2022, do të nisë shitja e biletave për supersfidën e futbollit për femra VLLAZNIA –REAL MADRID, e vlefshme për “UEFA Women’s Champions League”, Dita 1, Grupi A.

Ndeshja do të luhet, ditën e enjte, dt. 20 tetor 2022, ora 18.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët dhe oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga “Qemal Draçini”, Tek pallati “Exalco”

o Çdo ditë, ora 10.00 – 20.00

o (E dielë, 16 tetor 2022, Ora 10.00 – 13.00)

– Tek biletaria e stadiumit:

Nga dita e hënë, dt. 17 tetor 2022, deri ditën e enjte, dt. 20 tetor 2022,

  • Ora 10.00 – 18.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtësë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil.

Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e Shtunë, dt. 15 Tetor 2022deri ditën e ndeshjes.

– ONLINE (duke filluar nga dita e Hënë, dt, 16 Tetor 2022) në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq-AL

Ejani të mbështesim vajzat kuqeblu, në këtë rrugëtim historik!

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img