VllazniaU21 Apolonia U21 5-1
Shënues: A.Delaj 16’, K.Paloka 20′, R.Musaraj 22′, 68′, P. Pjeshka 59’/ Labaran 74’
Formacioni i Vllaznisë U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Delaj dhe Musaraj.(U aktivizuan: Bushaj, Moleci, Troshani, Aliu e Osmani).Trajner: Elvis Plori.
Kampionati Kombëtar i futbollit për Superligën U-21, luajti sot një pjesë të ndeshjeve të javës së gjashtë, ku njëri prej tyre i përkiste çiftit, Vllaznia-Apolonia.
Slida e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, është dominuar në të gjitha drejtimet nga kuqeblutë e Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka shpërthyer duke shënuar plot pesë gola në portën fierake.
Për tu theksuar janë nga pesë golat e kuqebluve, dy prej tyre mbajnë firmën e Rigers Musarajt, i cili përkatësisht në minutat 22-të dhe 69-të tundi dy herë radhazi rrjetën mike.
Për golat e tjera menduna, Antonio Delaj, Klejdi Paloka dhe Paulo Pjeshka, rrjetat e të cilëve erdhën përkatësisht në minutat 16-të, 22-të, 59-të.
Për skuadrën mikë, të vetmin gol e shënoi Labaran në minutën e 74-të, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 5-1.
Pas javës së gjashtë, kuqeblutë 21 vjeçarë mbërrijnë në kuotën e 11-të pikëve duke vijuar të jenë në mes tre skuadrave më të mira të kampionatit dhe pretendet për fitimin e trofeut.