Friday, March 29, 2024

Superliga U21, java e gjashtë-Shpërthen skuadra e Plorit. Mund Apoloninë 5-1, dopietë e Musarajt. Delaj, Paloka dhe Pjeshka nga një gol

Lexo

VllazniaU21  Apolonia U21  5-1

Shënues: A.Delaj 16’, K.Paloka 20′, R.Musaraj 22′, 68′, P. Pjeshka 59’/ Labaran 74’

Formacioni i Vllaznisë U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Delaj dhe Musaraj.(U aktivizuan:  Bushaj, Moleci, Troshani, Aliu e Osmani).Trajner: Elvis Plori.

Kampionati Kombëtar i futbollit për Superligën U-21, luajti sot një pjesë të ndeshjeve të javës së gjashtë, ku njëri prej tyre i përkiste çiftit, Vllaznia-Apolonia.

Slida e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, është dominuar në të gjitha drejtimet nga kuqeblutë e Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka shpërthyer duke shënuar plot pesë gola në portën fierake.

Për tu theksuar janë nga pesë golat e kuqebluve, dy prej tyre mbajnë firmën e Rigers Musarajt, i cili përkatësisht në minutat 22-të dhe 69-të tundi dy herë radhazi rrjetën mike.

Për golat e tjera menduna, Antonio Delaj, Klejdi Paloka dhe Paulo Pjeshka, rrjetat e të cilëve erdhën përkatësisht në minutat 16-të, 22-të, 59-të.

Për skuadrën mikë, të vetmin gol e shënoi Labaran në minutën e 74-të, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 5-1.

Pas javës së gjashtë, kuqeblutë 21 vjeçarë mbërrijnë në kuotën e 11-të pikëve duke vijuar të jenë në mes tre skuadrave më të mira të kampionatit dhe pretendet për fitimin e trofeut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img