Saturday, April 27, 2024

(Video) Vllaznia fituese në Gjimnastikën Artistike: Maria Zefi, Sara Moleci, Gresa Dragani, Elio Mugri, si individë dhe Vllaznia si ekip, fitues të vendit të parë

Lexo

Gjimnastika shkodrane, e cila vazhdon të mbështetet prej vitesh nga presidenti Leonard Lulaj, ka korrur suksesin e radhës. Garat kombëtare, organizuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës për llogari të Kupës së Shqipërisë të zhvilluara në qytetin e Beratit kanë pasur si protoganist ekipin e Vllaznisë.

Me pjesëmarrjen e ekipeve Marin Barleti, Tomori, Gjimnastika Vllaznia, Xheni gjimnastike, Sky 07 dhe Skenderbeu, gjimnastet e Vllaznisë kanë bërë një përfaqësim shumë të mirë.

Falë një përgatitje sistematike dhe profesionale në proçesin stërvitor nën drejtimin e trajnerëve Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, gjimnanstet shkodrane kanë dominuar në pjesën më të madhe të garave.

Bazuar në vlerësimin e jurisë, Vllaznia si ekip dhe gjimnastet Maria Zefi, Sara Moleci, Gresa Dragani, Elio Mugri, si individë merituan vendin e parë.

Rezultatet ekipore              

Në konkurimin ekipor, “Gjimnastika Vllaznia”, meritoi vendin e parë për kategorinë e moshës 9-10 vjeç me 158.5 pikë. Vend të parë si ekip meritoi Vllaznia edhe në kategorinë e moshës 11-12 vjeç me 181.1 pikë, ndërkohë që për moshën 7-8 është renditur në vendin e dytë me 102.4 pikë.

Rezultatet Individuale

Maria Zefi e Vllaznisë u rendit e para për moshën 7-8 vjeçare me 35.1pike. Për moshën 11-12 vjeçare, ishte gjimnastja Sara Moleci, po e Vllaznisë që zuri vendin e parë me 33.7 pikë.  Vendi tjetër i parë i Vllaznisë ishte për moshat 13-14 me gjimnasten, Gresa Dragani me 35.1 pikë. Vllaznia nxori kampion individual edhe nga ekipi i meshkujve. Ai ishte Elio Mugri i  moshës 8-9 vjeçare me 31.8 pikë.

Me vende të dyta, u nderuan gjimnastet kuqeblu, Larisa Mugri mosha 11-12 vjeçare me 33.5 pike, Mikael Pilinçi mosha 8-9 vjeçare me 31 pikë. Ndërsa me vend të tretë, Mosha 9-10 Mishela Bitanji Islami me 33.3pike, Serena Kraja mosha 11-12 vjeçare me 32.9 pikë, Luida Beci mosha 13-14 vjeçare me 32.6 pikë, Paolo Zefi mosha 10-11 vjeçare me 42.4 pikë, Eduard Zefi për moshën 12-13 me 43.5 pikë.

Gaspër MARKU

(Video) Pamje nga garat e Kupës së Shqipërisë për disiplinën e Gjimnastikës Artistike, zhvilluar në Berat, tetor 2022)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img