Kategoria e parë luan sot javën e tetë të kampionatit. Në përfundim të ndeshjeve kanë festuar fitoret Besa dhe Turbina, teksa përfundoi në barazim 1-1 sfida mes Besëlidhjes dhe Burrelit. Skuadra nga Kavaja iu fal golit të nigerianit Chinonso Onuh pas gjysmë ore lojë për të thyer Lushnjen.
Fitorja e sotme në stadiumin e Peqinit, ka ngjitur Besën në kuotën e 12 pikëve, po aq sa numërojnë edhe Skënderbeu e Korabi, të cilët nuk e kanë zhvilluar akoma takimin e javës së tetë.
Turbina mposhti 3-0 Tërbunin në fushën e saj. Fitorja e parë në kampionat për skuadrën nga Cërriku, që mori pikët maksimale falë golave të Laroshit me panallti (15’), ndërkohë që realizoi dy herë edhe nigeriani Ahanonu.
Sërish barazim 1-1 për Besëlidhjen pas atij ndaj Skënderbeut. Ekipi lezhian e mbylli në disavantazh pjesën e parë ndaj ekipit matjan, me këta të fundit që gjetën golin me anë të Klajdi Kryemadhit (41’).
Besëlidhja reagoi dhe evitoi humbjen falë realizimit të brazilianit Da Silva në minutën e 49’. Lezhianët renditen në vendin e nëntë me 9 pikë. Po kaq numëron edhe Burreli.
Besa 1–0 Lushnja (Onuh 33′)
BESA: Da Silva, Hoxha, Bali, Sulovari, Raza, Ntephe, Dalipi, Nurja, Kuka, Ramilli, Onuh
LUSNHJA: Kaloshi, Basha, Daci, Magani, Meta, Pepa, Korreshi, Alushi, Camko, Andoni, Ziaj
Besëlidhja 1–1 Burreli (Da Silva 49’/ Kryemadhi 41′)
BESELIDHJA: Demi, Mataliaj, Veseli, Gjikolaj, Da Silva, Pergjoni, Hepaj, Nunes, Shehu, Bruka, Dibra
BURRELI: Dani, Hasa, Dedgjonaj, Kastrati, Ferruku, Stana, Kurbneshi, Ivziku, Kryemadhi, Ramos, Osikel
Turbina 3–0 Tërbuni (Laroshi 16, Ahanonu 26′, 73′)
TURBINA: Laroshi, Isha, Ngjela, Zaimi, Dezghu, Hyska, Yusuf, Ahanonu, Buxhelaj, Zani, Gonzalez
TERBUNI: Vata, metani, Mezini, Xhabrahimi, Rezi, Duka, Zagani, Hoxhaj, Tafili, Baholli, Filipi