Tuesday, April 30, 2024

Futboll-Kategoria e parë. Luhen edhe dy ndeshje të javës së tetë, Korabi-Dinamo 2-2, Luzi-Tomorri 2-0. Apolonia-Skënderbeu shtyhet për javën e ardhshme

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar ka luajtur sot edhe dy ndeshje të tjera. Korabi ka barazuar me Dinamon në shtëpi 2-2, ndërkohë që Luzi 2008 ka mundur Tomorrin me rezultatin 2-0.

Në Peshkopi, katër golat e sfidës Korabi-Dinamo janë shënuar nga Keko dhe Beshiraj për dibranët dhe Denison e Preloshi për blutë.

Një ndeshje që ka patur emocione të mëdha, ndërsa Dinamo ka kaluar e para në avantazh me anë të Denison në të 35’. Mirëpo pak përpara përfundimit të pjesës së parë, Korabi e ka barazuar rezultatin me anë të Kekos.

Në pjesën e dytë, Dinamo gjen avantazhin me anë të Preloshit në të 57’. U duk sikur gjërat u bënë më të lehta për blutë e Nevil Dedes kur Mziu doli me kartonin e kuq dhe Korabi mbeti me dhjetë futbollistë. Por në minutën e dytë shtesë, Beshiraj fikson barazimin 2-2. Dinamo mbetet në vendin e dytë në renditje me 15 pikë, kurse Korabi në të tretën me 13 pikë.

Takimi tjetër, Luzi 2008-Tomorri është mbyllur me rezultatin  2-0 në favor të luzianëve. Për Luzin 2008 golat kanë shënuar Hima në të 23’ dhe Ferraj në të 57’.

Për javën e tetë të kategorisë së parë duhej të luhej edhe ndeshja Apolonia – Skënderbeu, por me kërkesë të klubit fierak ajo është shtyrë për një datë tjetër, pasi një pjesë e futbollistëve të Apolonisë janë të impenjuar në ndeshjen e kthimit në UEFA Youth League me Hajdukun në Split më 2 nëntor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img