Monday, November 25, 2024

Pikantet e ndeshjes, Vllaznia-Erzeni

Lexo

Në barazim, 2 me 2 është mbyllur sfida Vllaznia-Erzeni, takim ky i luajtur të shtunën e kaluar për llogari të javës së dhjetë të Abissnet Superiore. Një ndeshje që i pati të gjitha brenda, nisur nga katër golat e shënuar, nga dy në secilin portë, entuziasmin e të dy tifozërive, kartonat e e shumtë të verdhë akorduar nga gjyqtarja Emanuela Rustja, ndikimi i sistemit VAR në disa vendimmarrje të Rustes, përfshirë edhe penalltinë në limitin e takimit, si dhe acarimin e tifozërisë shkodrane për ndëshkimin e Vllaznisë me penallti në të 97-tën minutë. Të gjitha këto, i sjell Panorama Sport, në një përmbledhje të momenteve më pikante të ndeshjes.

* Tifozët e Vllaznisë nuk janë të shumtë në shkallët e “Loro Boriçit”. Ndërsa ata të Erzenit kishin udhëtuar në numër të konsiderueshëm, rreth 400 tifozë po ndiqnin skuadrën e tyre në Shkodër.

* Gjyqtarja kryesore e ndeshjes ishte Emanuela Rusta. Hera e dytë që këtë sezon gjyqtarja nga Elbasani arbitron Vllazninë në “Loro Boriçi”.

* Josa, i pakënaqur me lojtarët e tij në një moment, ku skuadra nuk po arrinte të nxirrte dot topin përpara në sulm.

* Atmosferë e zjarrtë në “Loro Boriçi” nga ana e të dyja tifozërive ultras. Duke e bërë kështu duelin edhe më të bukur për t’u shijuar.

* Rusta merr shumë kohë për ta konfirmuar golin e shënuar në të 53-ën minutë nga Aralica. Ndërsa lojtarët e dy skuadrave kanë pritur për 3 minuta plot ankth, por më në fund është akorduar goli.

* Vërshëllima në të 61-ën minutë për Rustën që fal nga kartoni i dytë i verdhë që do të ishte i kuq për mbrojtësin Kriviçiç.

* Gol i parë me fanellën e Vllaznisë edhe për Esat Malën. Mesfushori merr një top nga mesfusha dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij e dërgon në rrjetë.

* Hakaj i ashpër me Markun, kjo pasi ky i fundit nuk i pason topin në një moment kur mëngjarashi është krejtësisht vetëm. Kjo sjell edhe acarimin e stafit kuqeblu.

* Gëzojnë edhe tifozët miq, kjo pas golit të shënuar nga ana e Nonatos që jep shpresë pas rezultatit provizor 2-1.

* Festë e çmendur e tifozërisë dhe ekipit të Erzenit në momentin kur u shënua goli i barazimit në të 100-ën minutë. Tifozëria mike merr notën më të lartë në “Loro Boriçi”, përgjatë gjithë takimit ata nuk kanë pushuar për asnjë minutë.

* Një vendim i marrë nëpërmjet konsultimit të pamjeve të VAR-it, për të cilën Rusta nuk hezitoi shumë të jepte vendimin e saj. Por barazimi i miqve ka acaruar tifozërinë shkodrane, e cila ka shpërthyer në ofendime kundër gjyqtares, e cila mban stemën e FIFA-s. Pas ndeshjes, ajo u detyrua të qëndronte disa minuta në fushë bashkë me asistentët e saj, për shkak të acarimit të tepruar të tifozëve në tribunën qendrore, të cilët pretendonin se ajo kishte gabuar duke dhënë vendimin për penalltinë me të cilin u barazua ndeshja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img