Friday, November 22, 2024

(Video)Not-Vllaznia, shkëlqen në Kampionatin Kombëtar. Trofe si individë dhe ekip, spikasin kampionet Uerda Jahaj dhe Viki Tafrruku

Lexo

Edhe pse, akoma nuk është bërë e mundur që për sportin e notit në Shkodër të krijohen kushtet e duhura stërvitore, Shoqata “Shkodra Not” vazhdon të punojë me përkushtim në përgatitjen e brezit të ri. Falë përkushtimit maksimal që trajneri Kolë Shiroka ka me notarët shkodran, ekipi i Vllaznisë po përfaqësohet me dinjitet në garat kombëtare. Puna profesionale në proçesin stërvitor, ka bërë që edhe rezultatet pozitive të mos mungojnë.

Të tilla ishin edhe ato në garat e fundit, Kampionati Kombëtar i Notit për të Rritur dhe të Rinjve, zhvilluar në datat 5-6 Nëntor në Tirane pranë pishinës “Stela Resort”.

Tirana,Te stela Not, Vllaznia, Butrinti, Teuta, Vlora Not, Partizani, ishin ekipet pjesemarrese në këtë aktivitet. Shoqata “Shkodra Not”, përfaqësues e Klubit Vllaznia u paraqit me këto sportistë: Elia Lika, Viki Tafrruku, Uerda Jahaj, Andia Pemaj, Drini Ujkashej, Besion Pemaj, Mark Tarri, Ersi Shimaj, Marin Pjetri dhe Skerdi Kroni.

Pavarësisht moshave të mëdha garuese, ekipi i Vllaznisë, në përbërje të të cilit bëjnë pjesë elementë të moshës së re, arriti të fitonte vendin e dytë si ekipi më i mirë për femra, kategoria e të rejave dhe OPEN.

Viki Tafrruku, vetem 11 vjeç, pjese e kategorisë së fëmijëve mundi kundërshtaret duke u shpallur sportistja e trete më e mira për kategorinë e të rejave (15-16 vjeç) duke grumbulluar plot 774 pike Fina në dy garat më të mira.

Gjithashtu, Viki Tafrruku, arriti këto rezultate: Vendi i Parë në 100 m stil i lirë për të Reja, i dyti në OPEN. Vendi i tretë 400 m stil i lirë për të reja. Vendi i dytë 50 m stil i lirë për të reja dhe e treta në OPEN. Vendi i tretë në 200 meter stil i lirë për të reja.

Sportistja Elia Lika përfaqësoi ekipin me dinjitet duke arritur rezultatet: Vendi i dytë 50 m shpinë të reja dhe po i dytë në OPEN. Vendi i tretë 50 m stil i lirë për të reja. Vendi i tretë 50 m bretkosë për të reja dhe në OPEN.

Uerda Jahaj po ashtu shkëlqeu me përformancen e saj duke arritur të fitojë këto vende: Vend të parë në 200 meter MIX për të reja dhe ne OPEN. Vend të parë në 100 meter MIX për të reja dhe në OPEN. Vend të dytë në 50 m delfin për të reja dhe të tretë në OPEN.

Kapiteni i ekipit Drini Ujkashej fitoi vendin e dytë për të rinj në disiplinen 50 m stil i lirë dhe vend të tretë në OPEN.

Nuk mund të lihet pa përmendur përformanca e shkëlqyer e sportistëve: Uerda Jahaj, Andia Pemaj, Elia Lika dhe Viki Tafrruku në stafeta. Vajzat kuqeblu arriten të rrembenin këto rrezultate:

4×50 m stil i lirë, të parat kategoria e të rejave dhe te dytat në OPEN. 4×100 m stil i lirë, të parat kategoria e të rejave dhe të dytat në OPEN. 4×200 m stil i lirë të parat kategoria e të rejave dhe të dytat në OPEN. 4×50 m MIX femra, të dytat kategoria e të rejave dhe të tretat në OPEN. 4×100 m MIX, të tretat për kategorinë e të rejave dhe po ashtu në OPEN.

(Video) Notarët e Vllaznisë, gjatë garave të Kampionatit Kombëtar të Rritur dhe Të rinj, zhvilluar në Tiranë)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img