Saturday, April 20, 2024

(Video) Arsenali mposht 1-0 skuadrën e Chelsea në derbin e Londrës, tifozët brohorasin “Xhaka”

Lexo

Granit Xhaka edhe njëherë tregoi karakterin prej lideri dhe kapiteni në fitorën  1-0 që mori sot në fushën e Chelsea-t. Një derbi i fortë dhe i dyliftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e Arsenalit dominuan Blutë në stadiumin “Stamford Bridge” nga fillimi deri në fund dhe u shpërblyen me golin e Gabriel Magalhaes që shënoi në pjesën e dytë. 

Skuadra e Mikel Artetës mori tre pikë jetike pasi rimorën vendin e tyre në krye të tabelës së Premier Ligës. Emri i Granit Xhakës ndihej në të gjithë stadiumin nga tifozët adhurues. 

Në një intervistë pas ndeshjes, Xhaka u befasua nga mbështetja e tifozëve të Arsenalit: “Ju mund të shihni atmosferën, është e pabesueshme. Nga fillimi deri në fund, mendoj se e merituam të fitonim sot. Ishim një ekip shumë, shumë i mirë. Jemi shumë të lumtur qe gjithçka po shkon mirë për momentin. Ne po bëjmë gjithçka që na thotë trajneri dhe këto janë rezultatet”, u shpreh Xhaka.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img