Tuesday, November 26, 2024

Ndarja nga jeta e tifozit Shaban Ferhati(Piranej), Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi: Ishte një tifoz dhe njeri i rrallë, simbol i tifozeris kuqeblu, do na mungojë shumë!

Lexo

Ndarja nga jeta në moshën 76 vjeçare e Shaban Ferhatit(Piranej), këpucarit profesionist në zanatin e tij, por shumë i njohur për pasionin e madh që kishte për sportin, si një tifoz i flaktë i Vllaznisë, ka prekur shumë komunitetin e Shkodrës, me të cilin aq shumë ai ishte i lidhur.

Të prekur nga ndarja e Shabanit, janë padyshim edhe sportistët, e sidomos futbollistët, të cilëve ai i shërbeu shumë brezave të shumtë të futbollit shkodran.

Ndërkohë, domethënës është edhe dedikimi që kreu i KF Vllaznia, Presidenti Alban Xhaferi, përcjell në këtë ditë fatkeqësie për familjen Piranej dhe tifozërinë në përgjithësi.

“Nje tifoz si ti

Një njeri i rrallë, simbol i tifozeris kuqeblu, do na mungojë për emocionet dhe pasionin e jashtezakonshem me te cilin ti e ndjeke Vllaznine!

E perlote çdo zemër kuqeblu me zanin që të dridhej kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare.

Por ashtu si gzimi i një fmije, u gzove më mënyrë të papërshkrueshëm për rikthimin e Vllaznisë! Mu duk sikur takova tan tifozat e zjarrtë shkodran ndër vite kur t’solla fanelen e shënuesit të golit në fitimin e kupës së republikës.

I perjetshem qofte kujtimi yt tifozi i madh i Vllaznise Shaban Piranej!

Zoti e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenet.”, shkruan kreu i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi, shoqëruar edhe me një foto kujtim me vetë tifozin Shaban Ferhati(Piranej), në monentin kur së bashku me drejtorin sportiv të klubit, Auron Miloti dhe pjesëtarin klubit shumësportesh Vllaznia, ish basketbollistin e njohur, Astrit Zaganjori, i dorëzoi Shabanit dy vite më parë fanelen e Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img