Monday, November 25, 2024

Dy prej volejbollisteve të larguara, drejt rikthimit te Vllaznia. E konfirmon trajneri Lisha: Jam takuar me to, i kam kërkuar të dalin në stërvitje, por për momentin nuk pranojnë, jemi në bisedime…

Lexo

Në ndeshjen e fundit të Vllaznisë në Volejboll për femra, Vllanzia u paraqit me mungesa të theksuara në kontigjentin e elementit të gatshëm për lojë. Në prokollin e skuadrës kuqeblu figuronin vetëm 10-të volejbolliste, ndërkohë që tek skuadra kundërshtare e ardhur nga Tirana ishin plot 14-të të tilla.

Mungesa këto që në një farë mënyre kanë ardhur edhe nga largimet disa volejbollisteve, mes të cilave, edhe kapitenia Klodeta Zhivani, si dhe mandisa Kuçi, përfshirë edhe 15 vjeçaren e talentuar Adma Mikolpula që u largua më herët në radhët e skuadrës kampione të Skëndërbeut.

Domosdoshmëria për të pasur në dispozicion një skuadër më të plotë ka detyruar drejtuesit të kërkojnë marrjen e volejbollisteve të tjera, mes të cilave duket se bëjnë pjesë edhe emrat e larguar së fundmi.

Një gjë të tillë, e konfirmoi pas ndeshjes vetë trajneri i Vllaznisë, Besnik Lisha. Ndër të tjera, ai bëri të ditur faktin që ai të ketë biseduar me dy prej volejbollisteve të larguara më herët. “Unë të paktën personalisht, kam takuar dy vajza, dhe nuk dua të jap emra, dhe asnjëra dhe as tjetra nuk kanë ardhë. Normal që i kam kërkuar rikthimin, ne kemi nevojë për vajza dhe nuk asnjë përgjigje. Tash me ju lutë, unë nuk mundem t’i lutem fëmijëve të mi. Unë, i them një herë që hajdeni, hajdeni, se kemi nevojë, por nuk ka përgjigje pozitive”, theksoi trajneri Lisha.

Sipas tij, arsyen e mos kthimit të tyre nuk e ka shumë të qartë, dhe për këtë sqaron: “Ato mund të japin gjithfarë arsyesh, por arsye reale, është se unë kërkoj me ba stërvitje. Kaq është, unë kërkoj me më dalë në stërvitje. Është gjëja më normale, sepse siç i shikoni, me gjithë këtë punë dhe nuk po arrijmë të kompletohemi dhe të jemi në gjendjen e duhur në fushën e lojës. Kjo është zgjedhja e tyre, normalisht, por na zgjidhin shumë punë. Të gjitha vajzat t’i kishim pasë këtu, kishte qënë krejt tjetër situata, sepse kemi nevojë për momente të ndryshme të lojës, pasi duhet të ndërrohen lojtaret në kohë të ndryshme. Këtu jemi, në problemin e fjalëve jemi me tanë këto vajza, dhe e përsëris publikisht, që këto vajza munden me ardhë që nesër në stërvitje, por për momentin, nuk vijnë…”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img