13 nëntori i 2022-shit, është një ditë e veçantë për grupimin e tifozëve kuqeblu. E kemi fjalën për portalin Vllaznia Fan Grup, zërin e fuqishëm të tifozërisë shkodrane, pjesë e të cilit nuk janë vetem tifozët kuqeblu me banim në Shkodër, por edhe ato që jetojnë në rrethet e tjera të Shqipërisë, dhe sidomos ato jashtë vendit, që për hirë të së vertetes përbëjnë një shifër të konsiderueshme në këtë grupim.
Madje, ato që jetojnë jashtë vendit, ndoshta janë edhe më aktivët e kësaj faqe, mes të cilëve spikat edhe njëri prej tyre, Ermir Vajushi, i cili me sa është parë, ka qënë në grupin e parë iniciator të formimit të këtij grupi. Madje, Vajushi, solli edhe një risi duke organizuar Ribrikën Sportive online duke prezantuar live të intervistuarit, mes të cilëve ishin që nga antërët e grupit të tifozëve, futbollistë dhe trajnerë të Vllaznisë, drejtues të klubit, deri tek Presidenti i KF Vllazaia, Alban Xhaferi.
E pra, ky gupim, sot ka një ditë feste, sepse mbërrin shifrën jubilare të 10.000 antarëve. Ngjarje kjo historike, të cilën janë vetë moderatorët e grupit që e ndajnë me publikun.
“Sot u bëmë 10.000 Antarë në Vllaznia Fan Grup miq
Një falenderim shkon për @të gjithë që janë pjesë e këtij grupi dhe bëhen pjesë e diskutimeve të ndryshme me njëri tjetrin.
Falenderimet shkojnë për çdo kend që ka kontribu për këtë grup, qofshin ato edhe individ që nuk ndodhen ma pjesë e grupit zyrtarisht.
Ky grup në fakt nuk asht hap thjesht për diskutim.
Qëllimi i këtij grupi ka ken, është dhe do jetë gjithmonë që të bashkojë Tifozët në një vend të vetëm.
Pavarësisht mendimeve, niveleve apo çfarëdolloj gjëje tjetër.
Të mbledhemi në një vend ku edhe fuqia do jetë ma e madhe.
Për çfarëdolloj gjëje.
Faktet kanë tregu sa e sa herë që prej këtij grupi janë shkund mir ato që duheshin shkund.
Bashkimi ka ken gjithmonë historikisht rruga ma e mirë për me fitu luftën!
VLLAZNI”
Grupimi në fjalë meriton respekt të veçantë për pasionin që ka për sportin dhe kryesisht futbollin, duke qënë një mbështetje e fuqishme për Vllazninë e Shkodrës, skuadrën e zemrës, pa të cilën, siç e theksojnë edhe vetë, ato nuk mund të jetojnë.
Ndaj, edhe Veriu Sport, përcjell urimet më të mira për pjesëtarët e këtij grupimi, me dëshirën dhe shpresen që shifrat e antarsimit të rriten dhe shumëfishohen sa më shumë në vazhdim, jo vetem për pasionin dhe argëtimin e tyre, por edhe mbështetjen ndaj sportit shkodran. Vllaznia, kampione!
Gaspër MARKU