Luan ndeshjen e 100-të me Vllazninë. Zogoviç: Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh !

Lexo

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1(Shënues: Nuredini 64’)Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi,...

(Video) Vllaznia humb në shtesë Superkupën e Shqipërisë. Kuqeblutë tashmë të përqëndruar tek kampionati, presin të hënën Egnatian në “Loro Boriçi”

 Ashtu siç pritej, Superkupa e Shqipërisë ka dhuruar emocione pa fund. Tirana kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e...

Vllaznia e Shkodrës ka barazuar sot 0 me 0 në transfertë me Tiranën, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit peër llogari të javës së 12-të të kategorisë Superiore.

Në mes shtyllave të portës kuqeblu ka vijuar të jetë portjeri Bojan Zogoviç. Një ndeshje kjo që për Zogon, siç e thërrasin shokët e skuadrës, por edhe tifozët shkodranë, është historike, sepse është e 100-të me uniformën kuqeblu.

90-të minuta këto që Zogoviç i ka përjetuar me shumë emocion. Padiskutim, që dëshira e malazezit me banim në Podgoricë, por edhe e të gjithë skuadrës, ka qënë fitorja tre pikëshe. Por, gjithësesi, në aspektin personal, Zogoviç ka pasur edhe një objektiv tjetër, atë që shifrën e 100 ndeshjeve të luajtura për Vllazninë ta festonte me rrjetën e tij të paprekur. Një objektiv që Zogo e arriti në mënyrën më të mirë, falë edhe disa ndërhyrjeve të tij të sakta dhe profesionale.

“Sot luajta lojën time të 100-të zyrtare me fanellën e KF Vllaznia. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh !”, shkruan Zogoviç pas ndeshjes në profilin e tij të rrjeteve sociale.

Nga ana tjetër, pikërisht për këtë fakt, është KF Vllaznia që e komplimenton dhe e falenderon për paraqitjet e tija dinjitoze.

“Ndeshja e sotme ndaj Tiranës ka qenë e 100-ta për portierin tonë Bojan Zogoviç në të gjitha kompeticionet zyrtare me ekipin e Vllaznisë. Padyshim që ky është një moment shumë i lumtur për të, por edhe për klubin tonë dhe i urojmë njëkohësisht të tjera paraqitje dinjitoze me fanellën kuqeblu.”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kuqeblu.

Me malazezin, Bojan Zogoviç, përgjithësisht Vllaznia ka qënë e sigurt në ruajtjen e portës kuqeblu, për të cilën i është besuar edhe roli i titullarit. Madje, jo pak herë, ai ka qënë pika më e fortë e skuadrës, ku falë mjeshtrisë së tij në evitimin e golave të sigurtë, Vllaznia ka arritur të marrë pikët e duhura ndaj skuadrave kundërshtare.

E në këtë rast, përformanca pozitive e portjerit Zogoviç, shoqërohet edhe me punën cilësore dhe profesionale të trajnerit të portjerëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, i cili prej disa vitesh punon plot passion dhe këmbëngulje me malazezin, si dhe pjesëtarët e tjerë të sektorit të portjerëve kuqeblu.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -