Tuesday, November 26, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, likujdon edhe Tiranën. E mund në transfertë 0-3 dhe shpallet kampione e dimrit!

Lexo

Tirana-Vllaznia 0-3 (Shënuese: Ersi Lufo (2), Gresa Berisha)

Pozitat e barabarta në tabelën e klasifikimit të Vllaznisë dhe Tiranës, duke bashkëkryesuar Kampionatin Kombëtar të femrave pas javës së tetë me 24 pikë e kishin shndërruar përballjen direkte të javës së nëntë si një duel shumë të rëndësishëm.

Vllaznia që vazhdon të luajë në dy fronte, konkurimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, si dhe Kampionatin Kombëtar, kërkonte vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Ndërkohë, që në kampin kundërshtar, karikimi ishte në maksimum për të mundur Vllazninë kampione, gjë e cila në një pjesë medias sportive kombëtare trumbetohej me të madhe, si një arritje të madhe që kërkonte të realizonte skuadra bardheblu.

Por, kësaj enigme i ka dhënë fund 90-të minutëshi i sotëm i luajtur në Kompleksin Sportiv të KF Tirana, “Skëndër Halili”. Rezultati përfundimtar i kësaj afide është 0 me 3 në favor të Vllaznisë. Skuadra kuqeblu e drejtuar me kompetencë nga trajneri Nikolin Leka ka dominuar totalisht takimin duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren e kësaj ndeshje.

Për fitoren e kësaj ndeshje, këtë radhë ka menduar tiranasja që luan prej vitesh me Vllazninë, Ersi Lufo, e cila është autore e dy golave, që të dy në pjesën e parë. Ndërkohë që, për të mbyllur gjithçka ka ardhur edhe goli i tretë i shënuar nga Gresa Berisha në pjesën e dytë.

Përfundimisht, 0 me 3 për Vllazninë, e cila me këtë tre pikësh shkon në kuotën e 27 pikve duke iu shkëputur me tre pikë rivales më të afërt, Tirana. Dhe, njëkohësisht, me këtë fitore, Vllaznia shpallet kampione e dimrit, dhe ndërkohë vendos kandidaturën serioze për fitimin e titullit kampion, që nëse do të realizohet, do të jetë i dhjeti për nga radha që fitohet nga Vllaznia e Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img