Pas humbjes 1-0 nga Teuta është prononcuar Orges Shehi për Oversport, tekniku i bardhebluve kërkon të mbajë moralin lart para sfidës me Partizanin që luhet të mërkurën në orën 20:00. Shehi tha:
“Është një humbje që na dhemb. Ndeshja tjetër është shumë afër. Mos të qajmë këtë që iku. Na vjen keq që humbëm. Nuk u shfaqëm ashtu si duhet në lojë.
Xhixha dhe Patrick? Ne u munduam të dalim me 3 për gjithë mbrojtësit e krahut. Kemi mangësi në krah. Ndaj futëm Nikqin që të qëndrojë lart. Kjo është organika. Nuk kishim çfarë të humbisnim. Është konstantim i drejtë kjo që thoni ju që Teuta ishte më luftarake. Kur i humb gjitha duelet individuale, sigurisht është më pranë fitores. U ndëshkuam nga një gol aksidental dhe u bë më e vështirë.
Derbi? Shiko, kjo humbje dhemb. Kur shkon në derbi me një humbje para, ana psikologjike s’është e duhura. Derbi nuk ka favorit. Duhet të përqëndrohemi dhe të kemi një menaxhim të dozës emocionale. Teuta është e fundit. Ka skuadër që është çuditshëm aty ku ndodhet. Por, nëse të mungon pak shpirti i garës, gjithçka bëhet më e vështirë. Do të fokusohemi te ndeshja e ardhshme.
Nota? Nëse do të vendos notë, unë mendoj se ishte një 0 e madhe sot. Nga kjo 0 duhet t’i ngulim këmbët sot. Të jemi gjithmonë agresivë. Çdo skuadër e ka të lehtë të fitojë dhe të dominojë. Kushdo që luan, luan për ta fituar ndeshjen. Kur luajnë përballë kampiones në fuqi, mobilizimi është maksimal. Ne duhet të jemi vetvetja. Në momentin që ne ulim tempin, janë gati të na kafshojnë”.