Prononcimi trajnerit të Laçit, Qatip Osmani, pas ndeshjes Vllaznia-Laçi, 0-0
Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka komentuar për “Super Gol” barazimin 0-0 të arritur përballë Vllaznisë në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”.
“Me situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të jemi të kënaqu me një pikë. Por, megjithatë, pika është pikë, më mirë një pikë se një humbje. Mendoj se bëmë një lojë solide, krijuam disa raste, goditëm shtyllën. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”.
“Mungesa e golit? Edhe në ndeshjet e tjera na ka munguar finalizimi. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sot krijuam disa raste, kishim dhe ato goditje të cilat na kanë munguar në ndeshjet e mëparshme. Kjo mendoj se do na japë një motivim plus për të vazhduar për të marrë rezultate më të mira”.
“Puna e zakonshme pë të përmirësuar fazën sulmuese duhet, por ne kemi patur probleme dhe me dëmtimet. Lojtarët sulmues nuk kanë vazhdimësi, ndoshta dhe ajo dëshira për gol bën të vetën”.


