Edi Martini ka folur pas fitores 1-0 kundër Tiranës, në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Trajneri shkodran ishte i lumtur për këtë sukses të ekipit të tij. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, Martini tha:
“Rastësi është për ju fitorja jonë. Nuk janë rastësi Kupa, Superkupa të Teutës. Sot kishim shpirt gare, kishte sakrificë nga lojtarët. E njohim njëri-tjetrin në sy dhe i dijmë vlerat e gjithësecilit. Djemtë kanë karakter të fortë.
Dorën Tiranës? Ishte kohë tjetër. Tani jemi në një pozitë që nuk duhet të fluturojmë. Çdo ndeshje për ne është finale. Është luftë e egër sportive.
Vazhdimësia? Është ndeshje shumë e vështirë kundër Vllaznisë. Këto sfida si sot na rrisin moralin, por mos të kalojmë në eufori. Do të jetëm një ndeshje e fortë. Të fitojë më i miri.
Kontigjenti? Unë nuk jam partizan i skemës 3-5-2, u donte të riparonim diçka, pak me sforco. Këto janë ndeshje që duhen pikët, duhen sakrifica. Duhet të themi fjalët më të mira për Kotobellin dhe Kuron. E rëndësishme ka qenë për të mos pësuar gola. Duhet të riparojmë sërish. Kishte momente që mund të pësonim gol. Nuk është e lehtë që të luash me një skemë dhe ta ndërrosh. Kur nuk pëson gol je më i qetë. Për merkaton do të shohim. Kemi bërë muhabet për të blerë ndonjë lojtar. Janari është i vështirë. Dua lojtar nga kampionati shqiptar. Eksperienca ka treguar se lojtarët e huaj të djegin në merkaton e janarit.
Goli i anuluar? Kur fiton nuk qejf ta shohësh shumë. Sistemi VAR kur e sheh, bën një gabim të tillë. Për mua është një faull i lehtë. Për mua s’anulohet ai gol”.