Interesim i lartë për derbin Tirana-Partizani, ja sa bileta janë shitur

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ditët e para dhe 24 orë para derbit Tirana-Partizani, janë shitur 10 mijë bileta, ndërkohë që parashikimi është që të shiten mbi 15 mijë bileta në ndeshjen e sotme.

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë ditën e mërkurë në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Superiores. Klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbi, ka publikuar çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 500 lekë të rinj në 5000 lekë të rinj. Biletat mund të gjenden në pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe stadiumin “Air Albania”. Klubi Tirana u ka bërë thirrje gjithë bizneseve që duan të promovohen, të kontaktojnë me marketingun e bardhebluve për të vendosur reklama në stadium. Reklamat e tyre do të shfaqen në LED-in perimetral të fushës. “Reklamo biznesin tënd në ekranin LED perimetral gjatë ndeshjes derbi”, njoftonte klubi Tirana në rrjetet sociale.

Në derbin e fundit Tirana mposhti Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 0-2 në javën e gjashtë të Superiores, duke vazhduar kështu ritmin pa humbur në derbi. Të pranishëm në tribunat e “Air Albania” ishin plot 14 mijë e 250 persona, teksa kapaciteti i stadiumit është rreth 22 mijë vende.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img