Friday, April 19, 2024

(Intervista) Trajnerët Hallaçi dhe Mezani flasin pas ndeshjes Kukësi 1-0 Laçi

Lexo

Kukësi ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Laçit. Gentian Mezani, trajneri i Laçit, është shprehur:

“Në pjesën e parë nuk ishim në ritmin tonë. Më pëlqeu reagimi i skuadrës në pjesën e dytë dhe me pak fat mund të merrnin një rezultat më të mirë. Nuk na falet ky rezultat sepse po kalonim një moment të mirë dhe duhet të analizojmë gabimet që bëmë në këtë sfidë, veçanërisht në pjesën e pare.

Nuk luajtëm në mbrojtje, por në pjesën e parë skuadra nuk e interpretoi mirë lojën. Na ndëshkoi një goditje standarde sepse kundërshtari nuk na vuri shumë në vështirësi. Kishim mundësi për të marrë diçka më tepër.

Tani duhet t’i përmirësojmë gabimet sa më shpejt e sa më mirë që të jetë e mundur që të mos i përsëritim më.

Nuk jemi futur për të pritur Kukësin, por për të luajtur e për të bërë lojën tonë. Jemi nisur për të sulmuar e fituar. Do të dëshironim ta mbyllnim mirë këtë vit, por pa diskutim, nuk na mbetet tanimë vetëm të punojmë e korrigjojmë gabimet tona.

Ne nuk kemi pushime, do të vazhdojmë të punojmë, kjo do të jetë detyra e Mezanit për momentin. Më pas të shohim e veprojmë, gjatë kësaj periudhe të jemi në punë dhe kjo do të jetë më e rëndësishme për ne.

Me ardhjen e Guindo është diçka pozitive për sulmin, por pashë sot që në momentin final do të dëshiroja të kisha një sulmues tjetër në pankinë. Nëse do të ishte, do të ishte perfekt. Tani shpresojmë t’i bashkohet shpejt grupit që të vazhdojmë punën tonë intensivisht ashtu siç duhet”, tha ai.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri Rrahman Hallaçi:

“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore, sepse donim që të mbyllnim vitin me fitore, ndonëse nuk na pëlqen renditja. Shpresoj që të jetë një pikënisje, sepse kemi objektiva të qarta. Skuadra është ndërtuar për të qenë në krye. Skuadra ka bërë mirë sot, ka treguar karakter dhe grintë dhe jam shumë i kënaqur. Na pret një rrugë e gjatë, kemi edhe Kupën, sepse Kukësi synon trofe. Mund të lëvizim në merkato, që të shtojmë vlerat e kësaj skuadre. Mendoj që në këtë kohë të shkurtër jemi munduar që të rikuperojmë disa gjëra.

Nëse vazhdojmë me këto ritme skuadra mund të ngjitet në renditje. Jam i kënaqur me skuadrën dhe besoj se Kukësi është një skuadër e vërtetë. Unë jam i familjes këtu. Kam marrë pjesë edhe në merkato, kam qenë të skuadra U21 do të flasim me drejtuesit dhe të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Më e vështirë puna e trajnerit se e kapitenit, por është shumë e bukur”, u shpreh ai për “Oversport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img