Monday, November 25, 2024

(Video) Kryebashkiaku Bardh Spahia pret ekipin Vllaznisë FF. Titulli “Mirënjohje”, premio dhe premtim për ndërtimin e një mini-stadiumi për femrat dhe jo vetëm

Lexo

Pasi përmbyllën rrugëtimin e tyre mes 16 ekipeve më të mira të Europës, vajzat e klubit të futbollit Vllaznia së bashku me stafin drejtues, u pritën nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Ai i përgëzoi vajzat kuqeblu për lojën dhe frymën e grupit që treguan në kompeticionin e Uefa Ëomen’s Champions League, duke shënuar historinë e futbollit të femrave në Shqipëri.

Ka qënë Presidenti i Klubit të Futbollit Femra Vllaznia, Lazër Matija i cili ka bërë një pasqyrë të ecurisë të sukseseve të skuadrës kuqeblu në kompeticionin Europian të Ligës së kampioneve si dhe Kampionatin Kombëtar.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Kryetar i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, pasi ka përgëzuar futbollistët, stafin teknik dhe presidencën për arritjet e shkëlqyera të arritura në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, i dorëzoi skuadrës titullin e “Mirënjohjes” në emër të bashkisë Shkodër, titull që e mori në dorësim kapitenia, Esmeralda Franja.

Në vijim, Spahia premtoi edhe një premoi për ekipin e vajzave, duke shëprblyer kështu suksesin e treguar në këtë kompeticion. “Mbyllën një rrugëtim por hapën një kapitull të ri për futbollin e femrave në Shqipëri. Kënaqësi të prisja në zyrë vajzat dhe stafin drejtues të ekipit Vllaznia, pas përfundimit të ballafaqimeve mes 16 ekipeve më të mira të Europës.

Një vlerësim mirënjohje, një premio për ta dhe me shpresën që brenda një kohe të shkurtër do të mbyllim edhe një projekt për një stadium që do të jetë në dispozicion të këtij ekipi dhe talenteve të reja që Shkodra i ka fatmirësisht të shumta.

Emri i Shkodrës, Vllaznisë dhe Shqipërisë u rendit mes më të mirave të Europës dhe për të gjithë ne ky është një nga promovimet më të bukura që i bëhet vendit, prandaj vetëm mirënjohje për këto vajza, stafin drejtues por edhe tifozerinë shkodrane që i mbështeti kudo.

Jam besimplotë se vitet e ardhshme edhe më shumë suksese do të na japin këto vajza!”, shkruan kreu i Bashkisë Bardh Spahia në profilin e tij të rrjetit social FB.

I pranishëm në pritjen e ekipit të Vllaznisë në futboll femra ishte edhe, Alban Neziri, përgjegjës i sektorit të arsimit, rinisë dhe sportit në bashkinë Shkodër, i cili u ndal edhe tek investimi i ri që pritet të nisë nën kujdesin e kryebashkiakut Spahia, një mini –stadium për ekipin e vajzave dhe jo vetëm.

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si ekipi i parë që u rendit mes 16 më të mirave të Europës, ndërkohë që historike për të është edhe shënimi i golit në transfertë ndaj Real Madrid në ndeshjen e fundit të ngrupeve me autore Megi Doçin, i pari i këtij lloji nga një skuadër futbolli shqiptare në një kompeticion të tillë, i cili për nga mënyra e ekzekutimit u vlerësua nga UEFA në 10-të më të mirët e fazës së grupeve.

(Video) Takimi i kryebashkiakut shkodran Bardh Spahia me ekipin e futbollit femra Vllaznia, kampion kombëtar dhe konkurues në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës

Gaspër MARKU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img