Sunday, May 12, 2024

Vllaznia U-19 barazon në shtëpi me Skënderbeun. Shënojnë Zaganjori për kuqeblutë dhe Hasaj për korçarët

Lexo

Vllaznia U19-Skënderbeu U19 1-1 (Shënues: Zaganjori 9’/Hasaj 58’)

Formacioni i Vllaznisë: Lujkaj, Rroku, Repaj, Zaganjori, Cungu, Kodra, Kulla, Hagrepi, Becina, Halili, Brahimi(U aktivizuan: Guri, Zymeri, Matija, Kallamoqi). Trajner: Edmond Doçi

19 vjeçarët e Akademisë së Futbollit Vllaznia e kanë mbyllur vitin 2022 me barazimin e regjistruar në shtëpi ndaj Skënderbeut të Korçës. Ndeshja në fjalë e zhvilluar sot në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka filluar në mënyrën më të mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi dhe kolegu i tij Malvin Macerovi. Pas një presioni të minutave të parë në portën mike, ka ardhur goli i avantazhit për kuqeblutë shënuar në nga Zaganjori në minutën e 9-të.

Vllaznia vijon të luajë mirë edhe në minutat në vijim duke tentuar disa herë shënimin e golit të dytë që do të ishte goli i qetësisë dhe sigurisë për fitoren, por nëse nuk arrihet një gjë e tillë, meritë ka portjeri korçar Dervishaj me pritjet e tij të sigurta.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë me rezultatin 1 me 0 për Vllazninë, por 13-të minuta nga fillimi it ë dytës, është Hasaj për miqtë nga Korçarë që shënon në portën shkodrane duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Vllaznia nuk pajtohet me barazimin, dhe për këtë trajnmeri Doçi udhëzon skuadrën të shtojë presionin në portën kundërshtare në kërkim të golit të avantazhit. Nga ana tjetër, Skënderbeu mbrohet mirë, por gjen forca edhe të kërcënojë me kundrasulme.

Megjithë përpjekjet për ta mbyllur ndeshjen por edhe vitin 2022 me një fitore tre pikëshe, Vllaznia U-19 nuk ia arrin qëllimit, pasi vërshëllima përfundimtare e arbitrit kryesor fikson shifrat e barabarta 1-1.

Me pikën e marrë sot, Vllaznia U-19 shkon në kuotën e 14 pikëve duke u renditur në vendin e shtatë. Tabeën e klasikimit për Superligën U-19 e kryeson Apolonia dhe Tirana me nga 27 pikë. Më pas vijnë Partizani 19, Skënderbeu 18, Laçi 16, AF Tirana 14, Vllaznia 14, Teuta 14, Internacional 8, Dinamo 6.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img