Monday, November 25, 2024

Kristiano Ronaldo, gati kontrata me Al-Nasr, dy vite e gjysëm lojtar e më pas Ambasador i Arabisë Saudite deri në 2030-tën

Lexo

Kristiano Ronaldo i afrohet gjithnjë e më shumë klubit të Arabisë Saudite, Al-Nasr. Marrëveshja me sulmuesin portugez tanimë është shumë pranë, të paktën edhe sipas CBS Sport, ndërsa klubi ka fiksuar dhe ditën për vizitat mjekësore për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Për Ronaldon një angazhim që parashikon dhe perspektivën për një detyrë të re, kjo pasi të ketë lënë futbollin e luajtur. Al-Nasr do të bëjë që portugezi të firmosë deri më 2030-ën, që parashikon dy vite e gjysëm në fushën e lojës dhe më pas do të bëhet Ambasador i Arabisë Saudite.

Kristiano Ronaldo la Mançester Junajted, kjo mes shumë polemikave e debateve me trajnerin Ten Hag dhe lojtarët, pasi kishte luajtur 10 ndeshje në Premier Ligë në këtë sezon dhe kishte shënuar dy gola. Në Kampionatin Botëror të Katarit, Ronaldo shënoi një nga tre golat e fitores së Portugalisë ndaj Ganës, 3-2, teksa luajti për 88 minuta.

Në ndeshjen me Uruguajin luajti për 82 minuta. Kurse ndaj Koresë së Jugut vetëm 65 minuta. 17 minutë me Zvicrën duke e nisur nga stoli dhe 39 minuta ndaj Marokut e më pas është larguar mes lotëve për eleminimin e Portugalisë. Kështu që Al-Nasr do të jetë një “jetë” e re për portugezin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img