Sunday, November 24, 2024

(Video) Historike-Talenti Rocco Vata, vetëm 17 vjeç, debuton me ekipin e parë të Celtik, aty ku i ati Rudi Vata fitoi Kupën e Skocisë. Rikthehet çështja e kombëtares, asnjë ftesë nga FSHF deri më tani për Roccon!

Lexo

Është folur shumë për talentin e Rocco Vatës, djalin e ish kapitenit të njohur të kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata. Vetëm 17 vjeç, por karriera e tij po pasurohet nga dita në ditë.

Fillimet janë me ekipet e moshave të Celtik, klubit të qytetit ku familja Vata jeton prej vitesh.  Aty, ku Rudi Vata, ishte i pari shqiptar që veshte fanelen e këtij klubi të njohur, madje si një titullar i padiskutueshëm i formacionit të parë, fitoi Kupën e Skocisë në vitin 1995.

Shkëlqimi me ekipet e moshave të Celtik, mori vemendjen e Kombëtares së Moshave të Irlandës, ku duke disponuar nënshtetësinë e këtij vendi nga e ëma, Rocco bëhet pjesë e formacionit duke spikatur me aktivizimet e tij brilante në fushën e lojës, përfshirë edhe me gola vendimtarë dhe spektakolarë për skuadrën e tij.

Rritja e parametrave fizik, teknik dhe taktik, bën që Rocco të kalojë me ekipin B të Celtik, ku duke u aktivizuar në 14 ndeshje, me 18 gola të shënuar, krijojnë kushtet që Vata i ri, në marsin e këtij viti të thirret në ekipin e parë të Celtik, jo vetem duke u stërvitur me skuadrën e parë, por edhe duke qënë në pankinë përkrah futbollistëve shumë më të rritur se ai.

Ndërkohë, që dje ka ardhur moment i duhur, një nga kulmet e karrieres së Roccos, ku stafi teknik i beson 17 vjeçarit për ta hedhur në fushën e lojës. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e  javës së 19-të të kampionatit skocez ku Celtik luajti në transfertë kundër Hibernian, takim i mbyllur me fitoren e Celtik 0-4.

Ditë historike kjo për Roccon dhe familjen Vata në përgjithësi. Një moment që drejtuesit e klubit Celtik, të cilët ruajnë respektin dhe vlerësimin maksimal për Rudi Vatën, kanë përgëzuar Roccon që vesh fanelen e skuadrës ku babai i tij Rudi Vata bëri histori.

Momentin në fjalë e ka vlerësuar edhe skuadra aktuale, e cila me në krye trajnerin e Celtic Anxhe Postekoglu, e kanë duatrokitur aktivizimin e Roccos si zëvendësues, dhe në fund të ndeshjes nuk kanë nguruar ta përgëzojnë për lojën dinjitoze që prezantoi në fushë.

Situata në fjalë është përjetuar me shumë emocione edhe nga vetë Rudi Vata, gjë të cilën e ka shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Skocia ku ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmjen e Roccos, nëse mund të luajë për Shqipërinë.

Sipas pohimit të Rudi Vatës, deri më tash, Rocco nuk ka pasur asnjë kontakt, apo thirrje nga ana e përfaqësuesve të FSHF-së për t’i shprehur atij dëshirën dhe kërkesën që ai të luajë për ngjyrat kuqezi, aty ku i ati ka qënë kapiten i respektuar për vite me radhë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img