Tuesday, November 26, 2024

Tajnerët e portierëve-FSHF, seminar me lektorët më të mirë ndërkombëtare

Lexo

Federata Shqiptare e Futbolli do të organizojë edicionin e parë të “Goalkeeping Seminar”, i dedikuar posaçërisht për trajnerët e portierëve që punojnë në futbollin shqiptar dhe që vjen si një risi i Sektorit të Edukimit për këtë vit.

Seminari do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë më datën 5 janar dhe pjesëmarrja është e hapur për të gjithë profesionistët e fushës në vendin tonë. Qëllimi i seminarit është që t’i ofrohen trajnerëve të portierëve në Shqipëri mundësitë për t’u zhvilluar profesionalisht nëpërmjet informacioneve dhe përditësimeve më të fundit rreth stërvitjes së portierit modern.

Sektori i Edukimit synon që seminare të këtij lloji të organizohen në mënyrë periodike gjatë vitit, duke ftuar lektorë të ndryshëm nga arena ndërkombëtare që punojnë prej vitesh si specialistë në trajnimin e portierëve.

Lektorët e këtij seminari të parë do të jenë Prof. Antonello Brambilla, i cili ka trajnuar në klube të Serie A, Premier League, Ligue 1, si edhe Ilir Bozhiqi, trajner i portierëve në Kombëtaren shqiptare.

Seminari do të jetë i ndarë në dy pjesë, me pjesën e parë që do të jetë teorike, ndërsa pjesa e dytë do të jetë një seancë praktike në fushë.

Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 45 persona, të cilët janë profesionistë të fushës nga të gjitha zonat rajonale e që janë të angazhuar me klube, akademi, ekipe rajonale apo ekipe Kombëtare të të gjitha moshave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img