Monday, November 25, 2024

(Video)Vllaznia e basketit meshkuj mbijeton në Superligë. Trajneri veteran, Roland Koka beson tek presidenca. Faza e dytë sjell përmbysjen pozitive!

Lexo

Ekipi i basketbollit Vllaznia për të rritur po kalon momente të vështira. Vendi i fundit në tabelën e klasifikimit është një rrezik serioz për rënien nga Superliga. Ardhja e presidencës së re në javët e fundit të vitit 2022 dha sinjale pozizitive për daljen e Vllaznisë nga kriza, por përsëri kuqeblutë mbeten në vendin e fundit të renditjes.

Megjithatë, trajneri veteran Roland Koka, një ish basketbollist kampion me Vllazninë në vite, beson shumë në mbijetesen e kuqebluve. Krahas të tjerave, Koka, beson edhe tek trajneri aktual Damian Bekteshi, një ish sportist i tij më herët.

Si përgatitës i elementit të ri, Koka vlerëson besimin që iu dha një grupi basketbollistësh të ri në ndeshjet e ekipit të parë. Ndërkohë, që shprehet i gatshëm të bashkëpunojë dhe kontribuojë për daljen e kuqebluve të rritur nga kriza.

(Video) Intervisten e plotë në video me trajnerin veteran Roland Koka, mund ta ndiqni në kanalin tonë YOUTUBE-Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img