Monday, November 25, 2024

(Video) Roland Koka, një shembull për tu ndjekur! 75 vjeç dhe drejton me pasion dhe energji Vllazninë e të rinjëve në basketboll

Lexo

Personazhi që shikoni në ekran quhet Roland Koka. Është një emër shumë i njohur i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar. Në rininë e tij është shpallur kampion me Vllazninë, ndërkohë që tituj kampion ka fituar edhe me ekipin e të rinjëve që ai drejton prej sa vitesh.

Sot është në moshë të thyer 75 vjeçare, por Roland Kokën e gjen çdo ditë në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, një shembull ky për tu marrë nga të gjithë.

Sipas rregullores, vitet e pensionit e detyruan të shkëputet tre vite më parë nga trajnimi, por me in sistimin e presidencës Koka rikthehet përsëri në terren, pasi basketbolli shkodran ka nevojë për përvojën e tij të madhe, sidomos në piketimin dhe përgatitjen e elementit të ri shtatlartë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, professor Koka flet për elementin e ri, ndërsa shpreh keqardhjen që disa prej basketbollistëve të rinjë shtatlartë të seleksionuar prej tij janë larguar jashtë vendit.

Megjithatë, ai vazhdon misionin e tij duke troklitur shkollë më shkollë për të zbuluar dhe thither në ekipin e tij elementët cilësorë dhe sidomos ato shtatlartë.

Ndërsa, sa i takon kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinjë, gjatë fazës së parë, Vllaznia nuk ishte në krye siç ka qënë gjithmonë me trajnerin Koka në krye. Por megjithatë, professor Rolandi, premton që në fazën e dytë, skuadra e drejtuar prej tij do të regjistrojë fitore dhe të rikapë përsëri kreun e klasifikimit.

(Video) Intervistën e plotë në video me trajnerin 75 vjeçar Roland Koka, mund ta ndiqni në kanalin tonë YOUTUBE-Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img