Shkodrani, Ndriçim Shtubina mbetet në Rrogozhinë, emërohet trajner i Egnatias U21

Ish futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina duket se është lidhur ngushtë me Rrogozhinën. Fillimisht si futbollist, madje duke iu besuar edhe shiriti i kapitenit të skuadrës, dhe më pas edhe si drejtor sportiv i klubit Egnatia, shkodrani mori verësime mjaft pozitive.

I spikatur edhe si një person me vlera të mirëfillta qytetarie, mjaft punëtor dhe komunikues me kolegët, tifozët dhe emprorët, u ambientua aq shumë me Rrogozhinë, sa prej vitesh familja e tij është shpërngulur e tëra në këtë qytet. Madje, fëmijët e tij, krahas shkollimit, janë bërë pjesë e Akademisë së Futbollit Egnatia.

Ndërkohë, ditët e para të vitit të ri 2023 kanë filluar me lajme të reja për Shtubinën. Diskutimet, debatet, apo edhe ndonjë mosmarrëveshje brenda kampit rrogozhinas detyruan Shtubinën që të tërhiqet nga posti i drejtorit sportiv të  Eganatias.

Vendim, të cilin ishte vetë Shtubina që e bëri publiku përmes një postimin në rrjetet sociale. Lëvizje kjo, të cilën Shtubina e argumentonte se po e bënte për të mirën e klubit, por edhe në respekt të Presidentit të klubit, Agim Demrozi, ndaj të cilit, ai thotë se falë marrëdhënieve shumë të mira që ka me të, i detyrohet shumë për mbështetjen e dhënë.

Dhe, ka qënë pikërisht ky i fundit, presidenti Demrozi, që me dëshirën për ta pasur sërishmi pranë Shtubinën i propozoi postin e trajnerit të Egnatias U-21. Vendimi në fjalë ka marrë formën e prerë duke zyrtarizuar Shtubinën në këtë post.

Vendin e lënë bosh nga largimi i Shtubinës te rrogozhinasit pritet ta marrë Edlir Tetova. Tekniku durrsak e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit pasi ka i ka drejtuar në fillim të këtij sezoni. Tashmë 39-vjeçari do të ketë rolin e drejtorit sportiv në klub, ndërsa ky do të jetë një rikthim për të, ndërsa mungon zyrtarizimi për të dy protagonistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu