Tuesday, April 16, 2024

Braziliani, Silvinjo mbërrin në Tiranë. Nesër, ora 11.00, FSHF e prezanton si trajner të kombëtareës shqiptare

Lexo

Trajneri i ri i Kombëtares mbërrin në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar, të hënën prezantimi

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Silvio Mendes Kampos Zhunjor, i njohur shkurt si Silvinjo, pritet të mbërrijë të dielën në mbrëmje në Tiranë, për të nisur kështu zyrtarisht aventurën e tij kuqezi. Një aventurë që do të marrë edhe trajtë formale të hënën paradite, me konferencën për shtyp dhe ceremoninë e prezantimit, që do të mbahet në mjediset e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet, siç njihet ndryshe edhe selia e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke nisur nga ora 11:00.

Sipas asaj që ka mësuar RTSH Sport, braziliani, i shoqëruar nga dy ndihmësit e tij në stolin kuqezi, bashkëatdhetari i tij, Doriva, por edhe argjentinasi Zabaleta, do të zbarkojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas orës 17:00, për të vijuar të akomodohen në një nga hotelet e kryeqytetit.

Në fakt, teksa është mësuar se 48-vjeçari dhe dy ndihmësit e tij do të banojnë, ndryshe nga paraardhësit e tyre të huaj në stolin kuqezi, në Shqipëri gjatë qëndrimit të tyre 18-mujor në këtë detyrë, RTSH ka mësuar se përgjatë janarit, ose të paktën derisa të gjendet një zgjidhje afatgjatë, pra, një banesë apo apartament i posaçëm për ta, dy brazilianët dhe argjentinasi do të qëndrojnë në një nga hotelet e kryeqytetit shqiptar.

Pas prezantimit që do të bëhet ditën e hënë, Silvinjo do të nisë në vazhdim një tur nëpër Evropë për të parë nga afër futbollistët shqiptarë, të paktën ata që janë grumbulluar kohët e fundit.

Kjo do t’i shërbejë trajnerit 48-vjeçar për të krijuar një ide më të mirë për grupin e lojtarëve që do të drejtojë, ndonëse duhet theksuar se ai e merr drejtimin e Kombëtares në një periudhë ku aktivizimet e kontingjentit kuqezi kanë qenë me pikatore, përtej faktit se ata militojnë në klube të njohura të futbollit kontinental.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img