Pasi ka shkëlqyer në boksin amator, boksieri i talentuar shkodran i peshave të mesve, Arjon Kajoshi, tashmë është përqëndruar në boksin profesionist. Me një përgatitje sistematike nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni, Kajoshi arriti të ngjitej katër herë radhazi në ringun profesionit, ku në të gjitha duelet doli fitues.
Spaktakolare është konsideruar fitorja e fundit e realizuar në ditët e fundit të vitit 2022, kur në Turneun e boksit profesionist “Kosovo Fight Night” të zhvilluar në Pejë të Kosovës, Kajoshi sfidoi kundërshtarin e tij Pal Ohah duke e mbyllur ndeshjen me nokaut që në raundin e katërt.
Ndërkohë, sipas kalendarit të planifikuar nga organizatorët, në Turneun e boksit profesionist që do të zhvillohet me datë 22 janar, ora 17:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Kajoshi do të ketë përballë një boksier të përgatitur bjellorus.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kajoshi shprehet optimist se edhe këtë sfidë të pestë radhazi do të arrijë ta kalojë me sukses. Sipas tij, emocionet e këtij dueli do të jenë të mëdha pasi ndeshja zhvillohet përpara tifozëve shkodrane. Ndaj, për ta kaluar me sukses atë, ai kërkon mbështetjen e bashkëqytetarëve të tij, për të cilët shpreson të jenë të shumtë në numër.
(Video) Intervisten e plotë në video me boksierin profesionist, Arjon Kajoshi, mund ta ndiqni në Y0UTUBE-në kanalin tonë, Veriu Sport