I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 69 vjeçare, ish mundësi dhe arbitri i sportit të mundjes, Kol Spasari është përcjellë me shumë respekt për në banesën e fundit.
Mes qytetarëve të shumë shkodranë, por edhe të ardhur nga rrethet e tjera të vendit tonë, spikasnin pjesëtarët e komunitetit të sportit, siç ishin kolegët e afërt të mundjes dhe arbitrimit, Eljaz Guri, Pal Marku, Tonin Dema, Angjelo Sokoli, etj.
Në prononcimet e tyre për Veriu Sport, ato shprehin mirënjohjen dhe konsideratat e tyre më të mira për vitet e bashkëpunimit me kolegun e tyre, si në karrieren e mundjes si dhe atë të fushës së arbitrimit.
Kol Spasari, ka qënë pjesë e ekipit të të rinjëve të Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Gjovalin Çuni, ku në dy vite konkurim në njërin prej tyre u shpall kampion në peshën deri në 57 kg.
Pas largimit nga konkurimi në tapetin e mundjes, Kol Spasari bëhet pjesë e kolegjumit të arbitrave të mundjes shkodrane të drejtuar nga Bajram Agovi, detyrë të cilën e ushtron përkrah kolegëve të tij, Sul Rama, Pal Marku, Besim Pirani, Skëndër Mushtaraku, etj.
Për vlerat dhe kontributin e dhënë, sidomos në fushën e arbitrimit, Federata Shqiptare e Mundjes e ka nderuar Kol Spasarin, me titullin “Nderi i Mundjes shqiptare.”
(Video) Pamje nga ceremonia mortore e përcjelljes në banesën e fundit të ish mundësit dhe ish arbitrit, Kol Spasari si dhe prononcimet e dhëna nga veteranët e sportit, Eljaz Guri dhe Tonin Dema.
Gaspër MARKU