Thursday, January 16, 2025

Nesër, ora 16:00, Partizani-Vllaznia. Trajneri i të kuqve Kolela: Vllaznia kundërshtar i fortë, por kërkon fitore për të nisur vitin e ri me fitore!

Lexo

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela ka dalë në një konferencë për shtyp duke komentuar sfidën e radhës, atë me Vllaznisë, që do të luhet të premten në kompleksin Partizani në orën 16:00. Të kuqtë rinisen si kryesues të kampionatit dhe për trajnerin italian është shumë e rëndësishme që skuadra të bëjë një rinisje të mirë.

“Çdo ndeshje vlen tri pikë, por është shumë e rëndësishme që pas ndalesës të bësh një rinisje të mirë. Vlen gjithmonë tri pikë, por ka pak më shumë vlerë. Vllaznia është një kundërshtar i fortë, e respektojmë. Çdo kundërshtar që vjen dhe luan ndaj Partizanit jep 300%. Skuadra duhet të mësojë të presë një kundërshtar në maksimumin e tij ndaj nesh”.

“Luajmë në fushën tonë, në shtëpinë tonë, është e qartë se është një avantazh. Gjendja fizike është e mirë, nuk kemi problem të veçanta përveç atyre që dihen tashmë. Matondo e Da Silva? Nuk janë të gatshëm, as në stol”, ka theksuar trajneri i të kuqve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img