Tuesday, November 26, 2024

(Video)Bylis-Vllaznia, nesër, ora 13:00. Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë. Tekniku Josa, kërkon rezultat pozitiv në Ballsh. Flet edhe për ardhjen e sulmuesit Bekim Balaj

Lexo

Vllaznia, ka lënë pas entuziasmin e fitores  ndaj Partizanit për javën e 16-të Superiores, dhe tashmë është e përqëndruar për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë nesër në transfertë me Bylisin, për llogari të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshje, të cilën kuqeblutë kërkojnë rezultat pozitiv, për të siguruar shanset ekualifikimit në ndeshjen e kthimit në Shkodër ë luhet me datë 1 shkurt.

Gjatë konferencës për shtyp dhënë me gazetarët shkodranë, Josa bëri të ditur mungesën për arsye dëmtimi të katër futbollistëve në ndeshjen me ballshiotët, si Latifi, Bulatoviç, Boshnjaku, Aralica, ndërkohë që edhe blerja më e re, Bekim Balaj nuk do të jetë me skuadrën në Ballsh.

Krahas ndeshjes Bylis-Vllaznia, për grupin A të Kupës së Shqipërisë ku bën pjesë Vllaznia, luhen edhe tre çiftet e tjerë: Lushnja-Tirana, Korabi-Partizani dhe Dinamo-Kastrioti.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Mirel Josa për pragndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Veriu Sport në YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img