Wednesday, November 27, 2024

Nis në “Adush Muça”, Bylis-Vllaznia. Java e 18:00 Abissnet Superiore

Lexo

Ka nisur në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida e javës së 18-të e kategorisë Superiore, Bylis-Vllaznia. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, në objektivat e të cilave është vetëm fitorja.

Vendasit kërkojnë pikët maksimale për t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit, dhe nga ana tjetër, Vllaznia, e tretë në renditje, kërkon edhe ajo pikët maksimale për të vijuar pretendimet për titullin kampion.

Ballshiotët, luajnë në këtë ndeshje duke pasur në stol trajnerin e rij Naxhi Shensoj, një njohje e vketër për mallakastriotët, pasi ka drejtuar edhe më herët në këtë qytet.

Në kampin kuqeblu, të bie në sy që trajneri Mirel Josa, edhe në këtë ndeshje nuk e ka planifikuar titullar, blerjen më të re, Bekim Balaj.

Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me këtë formacione:

BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina. Trajner: Mirel Josa

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img