Ka nisur në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida e javës së 18-të e kategorisë Superiore, Bylis-Vllaznia. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, në objektivat e të cilave është vetëm fitorja.
Vendasit kërkojnë pikët maksimale për t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit, dhe nga ana tjetër, Vllaznia, e tretë në renditje, kërkon edhe ajo pikët maksimale për të vijuar pretendimet për titullin kampion.
Në kampin kuqeblu, të bie në sy që trajneri Mirel Josa, edhe në këtë ndeshje nuk e ka planifikuar titullar, blerjen më të re, Bekim Balaj.
Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me këtë formacione:
BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina. Trajner: Mirel Josa