Wednesday, November 27, 2024

(Intervista) Trajnerët Mezani dhe Mema flasin pas ndeshjes Laçi 4-1 Kastrioti

Lexo

Laçi triumfoi bindshëm ndaj Kastriotit me rezultatin 4-1, në kuadër të javës së 18-të të Abissnet Superiore. Kurbinasit rikthehen kështu te fitorja pas 3 javësh, ndërsa nisin ngjitjen në tabelën e klasifikimit, pasi aktualisht janë në vendin e 6-të me 23 pikë.

Trajneri Gentian Mezani u shpreh për “Oversport”:

Fitorja? Më kënaq, kemi shumë punë përpara dhe duhet të mendojmë edhe për të ardhen. E kam theksuar edhe më parë që duhet të ndryshonim mentalitetin dhe shpresoj që të kemi bërë këtë që.

Shkurta? Ka bërë liderin dhe presim shumnë prej tij. Shpresoj që të shënojë akoma më shumë. Dua të kemi vazhdimësi jo vetëm më një lojtar por me të gjithë futbollistët.

Dy sulmues së bashku? Unë e faktova në ndeshjen me Tiranën ku Guidno luajti bashke me shkuartajn. Nuk po luanë për shkak se ka një dëmtim në kofshëm. Rrezikuam shumë me ndeshje me Tiranën dhe siç erdhi rrethanat dhe loja erdhi fitorja e kundërshtarit. Janë të dy lojtarë shumë të rëndëishëm që do të ndihmnojnë Laçin në vazhdim. Shkurtaj aktualisht ka një formë shumë të mirë fizike. Do të shikojmë kur të kthehet Guindo .

Pse u tërhoqët?  Nuk e kërkova të tërhiqemi prapa, e bëri vetë skuadra. Kjo erdhi pas largimit të Shkurtajt, pasi Aderleke nuk na udhëhiqte para. Vetvetiu skuadra u kthye, pas shënimit të golit u hyn frika. Me largimin e Shkurtajt humbën forca në sulm.

Mazrekaj? Mazrekaj nuk luajti sot dhe në momentin që hyri skuadra ishte në vështirësi. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe që zgjidh ndeshjet, por për shkak të tërheqjes nuk ia doli të bënte mirë.

Nga ana tjetër, Kastrioti mori një humbje që dhemb pasi tashmë krutanët e shikojnë vetën në vendin e 8-të në klasifikim me vetëm 19 pikë pas 18 javësh. Ardian Mema theksoi se:

Humbja? Të them të drejtën që e filluam ndeshje dhe e kishim përgatiur mjaft mirë, por fatkeqëisht nuk shkoi siç duhet. Pësuam gola amatoresk, këtë iu tash edhe lojtarëve. Jo çdo gjë shkoi siç duhet dhe duhet të reagosh siç bëmë me Partizanin. Në çdo moment duhet të jemi të kudesshëm, pasi rrezikojmë dhe mbijetesën.

Ujka dhe Spahiu ju vendosi në vështirësi? Nuk mund të bëj analizën tani, por pjesa që më shqetësoi më shumë ishte qëndra e mbrojtjes që nuk e ndiqte asnjë Shkurtajn dhe kjo bëri që ai të bënte atë paraqitje. Sot nuk funksionoi asgjë.

Pse insistuat te presioni ultraofensiv? Në momentin nuk ke kohë dhe një sulmues që luan me shpinë nga porta jote, këtu është momenti për të shkuar për të marrë topin. Nëse funksionojnë filtrate në fillim  dhe ngec ai i fundit atëhgerë të ndizet llampa e kuqe. Ky është hall i madh”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img