Tuesday, November 26, 2024

Miqësore-Kombëtarja e Shqipërisë U-16 humbet me Italinë në transfertë 3-0

Lexo

Itali U-16 3–0 Shqipëri U-16

Formacioni i Shqipërisë U-16: Leonard Kolgecaj, Lucas Cekrezi, Milan Kovaçi (Mattia Kovaçi 46’), Ernesto Marqeshi (Albrejd Ndoj 75’) Emiljano Mihana (c), Kristian Agolli, Darli Kurti, Amir Boriçi (Arian Gavelli 75’), Endri Agolli (Amer Kthupi 46’ (Alen Vukaj 75’)), Xhoni Shega (Leo Begolli 58’), Orlind Tushi (Serxho Vogli 58’). Trajner: Agron Kërçova

Kombëtarja shqiptare U-16 zhvilloi paraditen e sotme takimin e dytë miqësor kundër bashkëmoshatarëve italianë. Në miqësoren e luajtur në fushën e Kompleksit të Koverçanos, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova u mundën me rezultatin 3-0.

Në ndryshim nga ndeshja e parë kundër italianëve, Shqipëria e nisi këtë takim të dytë me disa ndryshime në formacion: Leonard Kolgecaj, Lucas Cekrezi, Milan Kovaçi, Ernesto Marqeshi. Emiljano Mihana (c), Kristian Agolli, Darli Kurti, Amir Boriçi, Endri Agolli, Xhoni Shega, Orlind Tushi.

Kuqezinjtë e vegjël e nisën mirë këtë takim të dytë, duke krijuar disa raste në pjesën e parë, por nuk finalizuan dot në portën kundërshtare. Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Kërçova bën disa ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë edhe 7 lojtarëve të tjerë për t’u aktivizuar si: Mattia Koçi, Amer Kthupi, Leo Begolli, Serxho Vogli, Alen Vukaj, Arian Gavelli e Albrejd Ndoj. Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve të vegjël, italianët arritën të realizonin tre gola në këtë miqësore të dytë, një prej të cilëve me penallti.

Vlen për t’u theksuar se skuadra zhvilloi një paraqitje shumë pozitive në këto dy ndeshje, pavarësisht rezultateve jo pozitive, ndërsa trajneri Kërçova pati mundësinë të aktivizonte shumë elementë të rinj, të cilin ishin pjesë e ekipit kombëtar U-16 për herë të parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img