Monday, January 19, 2026

Erzeni mposht Vllazninë dhe e kalon në rënditje

Lexo

- Reklamë -spot_img

Erzeni mposht Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. 

ERZENI 3-2 VLLAZNIA

2′ Smajli (AU), 31′ , 75′ Nonato/ 57′ Mala, 80′ Jonuzi

Një mbrëmje spektakli në “Niko Dovana“. Erzeni ka fituar me rezultatin 3-2 kundër Vllaznisë, duke e e kaluar edhe në renditjen e klasifikimit, ku tashmë mbajnë vendin e tretë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me autogolin e Smajlit duke kaluar në avantazh vendasit. Në minutën e 31’ Nonato dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Erzenit. Mala ngushton diferencat gjatë pjesës së parë, por një pozicion jashtë loje i Balajt bën që goli të anullohet.

Në pjesën e dytë Esat Mala ngushton diferencën në minutën e 57’. Por kur të gjithë prisnin barazimin e kuqebluve, në minutën 75’ erdhi përgjigja e Nonatos duke dërguar shifrat në 3-1. Goli i fundit i duelit u shënua nga Jonuzi në minutën e 80’ duke mbyllur ndeshjen me 3-2.

Pas kësaj fitores Erzeni e parakalon në renditje Vllazninë dhe pozicionohet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa kuqeblutë mbeten në vendin e 4-të me 28 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img