Kukësi pësoi humbje me shifrat 2-0 nga Vllaznia dhe ndërpret këtu ecurinë pozitive. Trajneri Hallaçi foli pas ndeshjes për Oversport:
“Luajtëm mirë, por pësuam golat dhe na u vështirësua situata. Skuadra prodhoi lojë, ndoshta në pjesën e dytë prisja finalizime më të mira, por nuk arritëm.
Gabimet e portierit? Gabimet janë gjëra që ndodhin. Më vjen keq për Halimin, sepse kishte disa ndeshje që ka luajtur mirë dhe ka ndihmuar skuadrën. Gjëra të tilla u kanë ndodhur edhe portierëve të mëdhenj, u munduam që ti ngrinim moralin në pushim.
Tafas është rikthyer, por ne po mendojmë me kujdes, se kush do të luajë në portë. Tafas ka bërë mirë te Kukësi, por edhe Halimi. Shpresoj që javës tjetër të marrim një fitore, sepse e dimë se ku ndodhemi në renditje”, ka thënë Hallaçi.