Tuesday, November 26, 2024

Kapllani: “Ramë në presion pas një penalltie inekzistente, pjesa e dytë foli për ne”

Lexo

Erzeni dhe Teuta ndanë nga një pikë në derbi teksa barazuan 1-1 në Niko Dovana. Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka qenë i pakënaqur me barazimin. Pas ndeshjes ai u shpreh për Oversport.

“Më vjen keq për ata çuna se nuk janë përgatitur të nisin lojën me penallti inekzistente. Ramë në presion, kishim edhe erën kundër dhe vuajtëm ato 20-25 minutat e balancuam lojën. Në pjesën e dytë foli totalisht për ne dhe ishim më pranë fitores.

Goli i dytë i Teutës? Ishte faull, nëse e shënonte, e vendos VAR-i, nëse funksionon.

Kahrimanoviç nuk është në gjendje të mirë fizike, ka qenë i sëmurë me ilaçe. E ka vuajtur këtë pjesë, ka rënë goxha nga pesha. Edhe ne presim të kthehet Kahrimanoviç i vërtetë, siç jemi mësuar ta shohim”, tha Kapllani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img