Friday, March 29, 2024

Josa pas fitores së klasikes: “Duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën, për titull nuk kam folur kurrë”

Lexo

Vllaznia fitoi Klasiken përballë Tiranës duke rihapur garën për titullin kampion. Pas ndeshjes, trajneri Josa, foli për mikrofonat e Oversport.

“Nuk mendoj për kampionatin nga diferenca që kanë skuadrat si Tirana si të tjerat mbrapa nuk janë larg. Duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën. Tre pikët na bëjnë na japin më siguri në vazhdim. Nuk mund të them që jam ekspert, eskpert janë lojtarët që treguan vetëdurim dhe luftë sportive.

Rikuperuam gjëra ndermjet pjesës së parë dhe të dytë. Pa luftë sportive nuk fitohet asgjë. Për titull nuk kam folur kurrë edhe kur kam qenë 12 pikë përpara, duhet të jemi të përqëndruar dhe kjo fitore na kashtuar detyrime për ndeshjet e tjera.

Kishim një pjesë të parë ku Tirana presonte shumë, nuk kishim mbështetje në sulm. Tirana e fitonte topin shpejt dhe mnenduam të shtojmë edhe një tjetër në sulm me 2 lojtarë. Skuadra duhet të rrisi besimin te vetja e vet, lojtarët të kenë besi mte njëri-tjetri dhe kjo është kryesore për mua.

Pse Marku dhe jo Balaj? Marku ka gjuajtur dhe shënuar të gjitha ndaj ai është goditësi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img