Kapllani: “Ramë në presion pas një penalltie inekzistente, pjesa e dytë foli për ne”

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Erzeni dhe Teuta ndanë nga një pikë në derbi teksa barazuan 1-1 në Niko Dovana. Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka qenë i pakënaqur me barazimin. Pas ndeshjes ai u shpreh për Oversport.

“Më vjen keq për ata çuna se nuk janë përgatitur të nisin lojën me penallti inekzistente. Ramë në presion, kishim edhe erën kundër dhe vuajtëm ato 20-25 minutat e balancuam lojën. Në pjesën e dytë foli totalisht për ne dhe ishim më pranë fitores.

Goli i dytë i Teutës? Ishte faull, nëse e shënonte, e vendos VAR-i, nëse funksionon.

Kahrimanoviç nuk është në gjendje të mirë fizike, ka qenë i sëmurë me ilaçe. E ka vuajtur këtë pjesë, ka rënë goxha nga pesha. Edhe ne presim të kthehet Kahrimanoviç i vërtetë, siç jemi mësuar ta shohim”, tha Kapllani.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -