Monday, November 25, 2024

(Video) Ish futbollisti Çesk Ndoja: Brezi jonë fitoi Kupën dhe Kampionatin në 1972-shin, besoj shumë te Vllaznia këtë sezon në përsëritjen e suksesit

Lexo

Me fitoren e rëndësishme të javës së 21-të ndaj Tiranës, Vllaznia, është në vendin e dytë të klasifikimit dhe me objektiva për të fituar titullin kampion. Optimist për fitimin e titullit është edhe ish futbollisti shkodran, Çesk Ndoja, i cili me Vllazninë e 1972-shit, fitoi dy trofetë e sezonit, Kupën dhe Kampionatin.

Paraditen e sotme, Ndojës iu bë një respekt nga ana e ekipit Vllaznia, ku një bashkëkohës i tij, mjeku sportiv Zyhdi Çoba i dhuroi në emër të ekipit tortën me shifrat 74 të ditëlindjes së tij. Ndërkohë, presidenti Alban Xhaferi i dhuroi fanelen kuqeblu numër 12-të, me të cilin ai ka luajtur me Vllazninë, ndërsa skuadra dhe stafi teknik e priti me këngë dhe duartrokitje mbërritje e tij në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Lorop Boroçi” të Shkodrës.

Duke folur konkretisht për ndeshjen e radhës, Egnatia-Vllaznia që luhet të dielën, Ndoja, beson shumë tek fitorja. Jo vetëm dëshira, por edhe bindja se Vllaznia e mirëorganizuar e këtij sezoni, e bën optimist Çesk Ndojën, se skuadra e tij e zemrës, do të përsërisë suksesin që ato patën në vitin 1972, për të fituar dy trofetë, Kupa dhe Kampionat.

(Video) Intervisten e plotë me ish futbollistin kampion të Vllaznisë, Çesk Ndoja, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport-YOTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img