Saturday, April 20, 2024

(Video) Zhvillon punimet Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër. Presidenti Lazër Matija, bën bilancin e punës një vjeçare

Lexo

Asamblea e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër zhvilloi sot në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit “Loro Boriçi” analizën e punës një vjeçare. Në prani të dy kolegëve të kryesisë së shoqatës, Brikeno Bizi dhe Klazër Shkëmbi, ka qënë presidenti i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazër Matija, i cili ka bërë një përshkrim të aktiviteteve të organizuara në harkun kohor të një viti.

Ndër të tjera, zoti Matija, është shprehur i kënaqur për masivizimin e futbollit në rajonin verior, i cili çdo javë luan me dhjetra e qindra ndeshje të kategorive të ndryshme, që nga moshat 8 vjeçare deri tek ato të 19 vjeçarëve, duke përfshirë këtu edhe turne të ndryshëm, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar të futbollit të moshave, organizuar edhe në bashkëpunim me Shoqatën “Shkodra Sport Event”.

Presidenti i shoqatës, Matija foli edhe për ekipet dhe klubet e futbollit që aderojnë në Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, ku disa prej tyre kanë shfaqur mangësi në dokumentacionin ligjor, gjë që duhet të riparohet në vazhdimësi.

Të pranishëm në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër kanë qënë edhe përfaqësues ligjor dhe teknik nga Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë mbetur të kënaqur për ecurinë pozitive të shoqatës në harkun kohor të një viti, ndërkohë që në emër të FSHF-së kanë premtuar mbështetje dhe bashkëpunim për rritjen e cilësisë së futbollit në rajonin verior.

(Video) Punimet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, fjala e Presidentit SHRFSH, Lazër Matija-Shkurt 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img