Monday, November 25, 2024

Urime Vllazni! Klubi i parë sportiv në Shqipëri sot mbush 104 vjeç! Miqësore KF Vllaznia-KF Ferizaj, të enjten, ora 16:00, në “Loro Boriçi”.

Lexo

16 shkurt 1919-16 shkurt 2023. Klubi Vllazni, i pari i këtij lloji në Shqipëri, mbush plot 104 vjeç. Një histori dhe traditë e mbushur me plot suksese e pasuruar nga viti në vitë. Një përvjetor që në klubin kuqeblu kanë vendosur përkujtojnë me një miqësore simbolike, KF Vllaznia-KF Ferizaj. Një gjë e tillë, bëhet me dije zyrtarisht edhe nga postimi i KF Vllaznia, në të cilin thuhet:

“Ditën e enjte, ora 16.00, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante futbolli, ajo në mes veteranëve të Vllaznisë dhe Ferizajt. Marëdhëniet e shkëlqyera të krijuara prej vitesh, do të vijojnë me këtë përballje miqësore e cila do të luhet sot, edhe në kuadër të festimeve të 104 vjetorit të krijimit të Klubit Vllaznia. Padyshim që për të gjithë ne do të jetë një kënaqësi t’i shohim në fushë duke luajtur emrat e shquar që kanë kontribuar në vite për këto dy ekipe.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img